TIRANE- Prej kohësh është artikuluar një e vërtetë e padiskutueshme, se bota ndryshon drejtim shpesh herë në të njëjtën kohë me mediat: gjatë Rilindjes me përdorimet e para të shtypshkrimit; të nesërmen e revolucioneve të shekullit XVIII me lindjen e gazetave të përditshme të shumëfishuara me miljona kopje; në shekullin XXI me rrjetet planetare të televizionit dhe internetit.
Pra, mediat si një mënyrë e vrojtimit dhe e të kuptuarit të botës janë kthyer dhe kthehen në “streha” të privilegjuara ku shoqëritë analizojnë vetveten. Por, ndikimet e ndërsjella mes mediave dhe natyrës së lidhjeve shoqërore, mënyrës me të cilën shoqëritë përcaktojnë vetveten si njësi organike, nuk kanë qenë kaq të qarta se sa në kohën tonë, kur shteteve u është ngarkuar edhe detyrimi për të mbrojtur shtypin tradicional dhe meidat e reja nga presionet e shumëllojta.
Një perceptim i tillë i këtyre ndikimeve u shpreh me të gjitha kapacitetet në rrafsh botëror gjatë javës së kaluar, kur ndodhën aktet terroriste në kryeqytetin e Francës, atje ku për herë të parë u shpalos që prej tre shekujsh trinomin bazik për gjithë botën demokratike: liri, barazi, vëllazëri.
Atje ku të djelën e fundit u mblodhën në sheshin ‘Republika’ të Parisit mbi 1 miljonë qytetarë dhe rreth 40 kryetarë shtetesh nga të tëra kontinentet, të cilët së bashku kryen “Marrshimin e Unitetit”, në përbuzje të akteve të disa individëve të mbrujtur me ide dogmatike dhe shfaqje frenetike, që shkaktuan shumë viktima në redaksinë e së përjavshmes ‘Charlie Hebdo” dhe në një njësi tregtare, për t’u hakmarrë ndaj botimit të karrikaturave të profetit Muhamet.
Tema e zgjedhur për komentin e sotëm na nxit që të shënojmë në këto radhë edhe marrjen pjesë atje të disa gazetarëve shqiptarë apo vendosjen edhe nga ana e tyre e luleve në homazhin për kolegët e ndjerë francezë, te të cilët spikaste liria e shprehjes dhe e shtypit, si pjesë e shtrenjtë e profesionit të tyre të përbashkët. E një profesioni ku e drejta për të informuar dhe për të kritikuar përbëjnë elemente, që justikojnë fyerjen me anë të shtypit.
Këto të drejta, ashtu si në të gjitha vendet demokratike, edhe në Shqipëri ngrihen mbi themelet e një sërë instrumentesh kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat e obligojnë shtetin, i cili duhet të veprojë sipas vullnetit të shoqërisë nga merr formë, për të mbrojtur gjithëkënd që shpreh mendimin e vet, si edhe punonjësit e mediave në ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Kështu, për shembull, që me pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës, kur edhe Shteti ynë u bë Palë kontraktuese e Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut, nga ky nuk u shprehën rezerva për asnjë dispozitë garantiste të Konventës, pra as për nenin 10 të saj – liria e shprehjes dhe e informimit.
Ndonëse, atëhere, një grup bazhibozukësh të Shërbimit Informimativ të Sali Berishës i vunë kazmën dhe dogjën redaksinë e një gazete të pavarur. Por, le të kujtojmë që shumë shpejt pas kësaj ngjarjeje, hartimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, që u miratua në nëntor të vitit 1998, si një kontratë brenda rradhëve të shoqërisë së këtij vendi, nuk la jashtë vëmendjes edhe këtë sferë të jetës, duke ia kushtuar posaçërisht asaj përmbajtjen e neneve 22 dhe 23 të Ligjit Themelor, nga ku obligohet vetë shteti për të mbrojtur lirinë e shprehjes së mendimit nga ana e individit dhe veprimtarinë për qëllime të informimit të publikut nga ana e shtypit (mediat në përgjithësi).
Nga këto tre nene që përmendëm, kushdo mund të nxjerrë disa parime: ekziston një liri për t’u shprehur, një liri për të marrë informacion dhe një liri për të informuar. Mjafton të thellohesh pak dhe të zbulosh se, liria e shprehjes lidhet ngushtësisht me atë të informimit, dhe kjo e fundit lind nga liria për t’u informuar, e cila duhet kuptuar si liria për të marrë informacionet e mundshme. Pra, liria e shprehjes dhe ajo për t’u informuar ushqehen nga liria e informimit dhe anasjelltas.
Megjithatë, liritë e informimit, nëpërmjet mediave dhe dhënies së mendimit, nuk janë absolute dhe të pakushtëzuara. Ato gjejnë një limit në objekte dhe interesa të tjera të garantuara në mënyrë të barabartë nga Konventa Evropiane dhe Kushtetuta jonë. Midis këtyre objekteve dhe interesave bëjnë pjesë edhe të drejtat e padhunueshme të njeriut, në radhën e të cilave, pas së drejtës së jetës dallohet qartë e drejta e nderit (kuptuar së bashku me të drejtën e reputacionit dhe të dinjitetit), që mbrohet gjithashtu nga dy nene të Kodit Penal.
Në këtë bilancim objektesh del qartë se, liria e mendimit dhe e informimit nuk mund të sakrifikojnë të drejtën e ruajtjes së nderit, të reputacionit, të prestigjit, të dinjitetit, të mbrojtur dhe të klasifikuar si të padhunueshme nga të tjera norma kushtetuese. Mirëpo, në kontekstin e duhur del qartë që e drejta e kronikës (pra e drejta për të informuar), ashtu si edhe e drejta e kritikës (derivat i të drejtës së lirisë së mendimit) përbën një të drejtë subjektive publike të garantuar nga instrumente ndërkombëtare dhe të së drejtës së brendshme, dhe si e këtillë ushtrimi i saj bën që kundërligjshmëria e një fyerje të bjerë poshtë përpara kësaj të drejte.
Por, kush janë limitet e së drejtës për t’u informuar? E drejta për të informuar duhet t’i përgjigjet disa parametrave që të konsiderohet e ligjshme. Pëkërisht për këtë, ajo duhet ndarë nga e drejta e kritikës që i përgjigjet parametrave të ndryshëm. E drejta për të informuar, e quajtur ndryshe edhe e drejta e konikës, ka të bëjë me pasqyrimin e një fakti me interes publik në një gazetë, transmetim, internet etj., pasi është e drejtë e shoqërisë të ketë dijeni mbi çfarë ndodh përreth saj, ashtu sikurse është e drejtë dhe detyrë e gazetarit të pasqyrojë në mënyrë të vërtetë realitetin, duke informuar shoqërinë mbi ‘të.
Për këtë të drejtë, por edhe të ekulibrave të nevojshëm (në rastin e materialeve që u klasifikohen disa zhanreve gazetareske, që mund të mbartin elementë fyes për reputacionin e një individi dhe për dinjitetin e tij personal) është pranuar përgjithisht, se duhet të ndiqen nga disa kritere, ku verifikimi i pranisë ose jo të atyre elementeve duhet të sjellë në aplikimin e çësthjes së ligjshmërisë së të drejtës për të informuar.
Pra, parametrat që mund të ndiqen për vlerësim janë: a) faktet e treguara të kenë një interes për opinionin publik; b) faktet të shtrohen korrektësisht, duke evituar agresionin e reputacionit të të tjerëve; c) faktet e treguara të përputhen me faktet e ndodhura, sipas parimit të së vërtetës.
Ky parim përbën kufirin logjik të së drejtës së kronikës; zbatimi i tij duhet të konsiderohet si një kusht themelor për formimin korrekt të opinioit publik, që justifikon superioritetin e së drejtës së informuarit, në krahasim me interesat që herë pas here ndeshen me ‘të. Prandaj, edhe ligjvënësi është shprehur në neni 21 të Kodit tonë Penal, se: “...nuk ka përgjegjësi penale personi që vepron për të ushtruar një të drejtë apo përmbush detyrat e caktuara nga ligji...”. Sidoqoftë, mbi gazetarin lind një detyrim, për të verifikuar në mënyrë rigoroze të vërtetën e lajmit dhe të burimeve informative në përgjithësi.
Ndryshe nga e drejta e kronikës, e cila ka si objekt paraqitjen e informacioneve me interes publik për shoqërinë në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dhe asaj kushtetuese për lirinë e informacionit, e drejta e kritikës ka si qëllim shprehjen e një mendimi, që synon të evidentojë gabimet e një punimi, shprehjeje, aktitivteti apo veprimtarie të realizuar nga një subjekt tjetër. Në këtë drejtim, posaçërisht profesioni i gazetarit dhe pozicioni i caktuar i një medie ndjek disa forma, midis të cilave edhe botimin e karrikaturave.
Në këto raste, opinioni i shprehur nuk ka një substrakt të vetin të vertetë, por identifikohet me një mendim të individit: si gjithë mendimet, opinioni i secilit mund të vihet në dyshim dhe jo domosdoshmërisht duhet pranuar. Ai madje mund të bëhet objekt i një kritike, por kjo nuk do të thëtë se jemi përballë një vepre penale. Duke u nisur nga karakteri subjektiv është e qartë se nuk mund të pretendohet që pohimet e dhëna në këtë kuadër të jenë domosdoshmërisht reale.
Por, sigurisht, në kuadrin e aplikimit të së drejtës për të kritikuar dhe të së drejtës për të dhënë një opinion, nëpërmjet disa zhanreve të gazetarisë, sigurisht që është të respektohen së paku dy nga tre parametrat e dhëna më sipër. Dhe këto parametra nuk mund t’i vlerësojë plotësisht një individ i fyer në dinjitetin e tij, por më së shumti një organ shtetëror, për shembull, gjykata që duhet të zbatojë legjislacionin dhe që bindja e brendshme e saj nuk mund t’i kapërcejë kufijtë e së drejtës.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com