Në ndihmë të Ukrainës, Zvicra do të shesë tanket Leopard II

Në ndihmë të Ukrainës, Zvicra do të shesë tanket Leopard II

1695814047_reuetrs.jpg

Gjermania është “e lumtur” për vendimin neutral të Zvicrës për t’i hapur rrugë në shitjen e disa prej tankeve të saj Leopard II të prodhimit gjerman, për rindërtimin e rezervave të varfëruara të Berlinit nga ndihma e dhënë për Ukrainën.

Në shkurt, Gjermania kërkoi që Zvicra të konsideronte shitjen e një pjese të 96 tankeve Leopard II që mban në ruajtje te prodhuesi, Rheinmetall AG, raporton Reuters.

Për t’iu përmbajtur ligjeve zvicerane të neutralitetit, Berlini ka siguruar Bernën se këto armë nuk do të dërgohen në Kiev, por përkundrazi do të mbeten në Gjermani, do t’i transferohen një aleati të NATO-s ose Bashkimit Evropian.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës për këtë vendim”, tha Michel Fluegger, ambasadori i Gjermanisë në Zvicër për TV zviceran.

Ne kemi nevojë për këto tanke, ato do të mbushin boshllëqet tona dhe partnerëve tanë evropianë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Dronët iranianë të prodhuar me komponentë evropianë! Kievi konfirmon se grupi Wagner është kthyer në lindje të Ukrainës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë