Në Nivicë të Tepelenës është mbajtur një konkurs i ri dhe i veçantë në “PAN-FEST Nivica”.

Konkursi përfshin përzgjedhjen e cjapit më të bukur të krahinës. Festa do të jetë e përvitshme, ndërsa kjo ishte hera e parë që zhvillohej, duke u shndërruar një traditë për këtë zonë.

Nuk dihet cili është zgjedhur cjapi më i bukur i zonës së Kurveleshit, por duke iu referuar fotove dhe mënyrën e qëndrimit të kryebashkiakut, duket se ky i fundit është pjesë e jurisë vlerësuese.