Në një linjë me përfaqësitë e tjera diplomatike, ambasadori zvicerian apel palëve për dialog

Një ditë pas protestës së opozitës, ambasadori zvicerian në Shqipëri Adrian Maitre krah kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi, ka folur për krizën politike në vend. Ai tha se dhuna është tërësisht e papranueshme duke u bashkuar njëzëri me përfaqësitë e tjera diplomatike në vend të cilët një ditë më parë dënuan protestat e dhunshme dhe bënë thirrje për dialog mes palëve politike.

Maitre tha se dialogu është gjithmonë zgjidhja më e mirë për procesin demokratik të një vendi, ndërkohë që deklaroi se Zvicra ka mbështetur dhe do vazhdojë të mbështesë procesin e integrimit të vendit tonë në BE.

Ai dënoi edhe sulmin ndaj ambsadorit të OSBE Bernd Borschardt duke thënë se është e rrezikshme të mos respektohet statusi diplomatik.

Një krizë politike po rrezikon vendin duke minuar procesin integrues dhe vë në pikëpyeteje zgjedhjet e 30 qershorit. Kolegët e tu e kanë dënuar dhunën në protestat e opozitës? Është normale kjo që po ndodh në vendin tonë?

Unë mendoj se ajo është shumë e rëndësishme është të jesh i gatshëm për dialog. Jam dakord me kolegët e mi. Jam dakord me kolegët e mi të cilët e bënë shumë të qartë se dhuna është tërësisht e papranueshme.  Në vendin tim, në Zvicrës çelësi i suksesit ka qenë gatishmëria për dialog dhe për të zgjidhur gjërat.

Sipas jush a mund të ketë zgjedhje në këtë situatë

Ky është një vendim që do ta marrin shqiptarët dhe autoritetet e vendi. Unë mund të them se zgjedhjet janë një element i rëndësishëm për demokracinë.

Si ndjeheni pas sulmit të ambasadorit të OSBE?

Sërish them se ne duhet ta kuptojmë njëri tjetrin dhe të biem dakord. Është e rrezikshme të mos respektosh statusin diplomatik.

A kanë qenë të dhunshme protestat?

Më kanë informuar se ka pasur dhunë dhe nëse ka pasur nuk është gjë e mirë. Në rast se do ketë dakordësi për këtë fakt duhet them sërish se dhuna nuk është zgjidhja për të ecur përpara.

A rrezikojmë për negociatat?

Zvicra nuk është pjesë e Unionit dhe për këtë arsye ne respektojmë vendimet e BE. Megjithatë ne e dimë se interesi  i shqiptarëve është integrimi në BE. Zvicra mbështet Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE. Një mënyrë se si mund të bëhet kjo është me ndihmën e programit rajonal i cili e ndihmon Shqipërinë që të fuqizojë institucionet administrative për të qenë i denjë për integrimin në BE.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja