Në një vend sekret, nis gjyqi për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt! Ekipi i sheikut rrezikon nga heqje pikësh te zbritja në kategoritë e ulëta

Në një vend sekret, nis gjyqi për 115 akuzat ndaj Manchester Cityt! Ekipi i sheikut rrezikon nga heqje pikësh te zbritja në kategoritë e ulëta

Presidenti Mubarak majtas dhe Guardiola në qendër

Ka nisur këtë të hënë gjyqi që pritet të trondisë futbollin anglez. Drejtuesit e Manchester Cityt janë thirrur për të dhënë dëshminë në një seancë dëgjimore për 115 akuzat e ngritura për ‘qytetarët’, të cilët thuhet se kanë fryrë artificialisht të ardhurat nga viti 2009 deri në 2018.

Ky gjyq pritet të zgjasë për rreth 3 muaj dhe sipas parashikimeve në fillim të vitit 2025 do jepet vendimi. Parashikimet janë të zymta për Cityn dhe sidomos për sheikun Al Mubarak, i cili në dekadën e fundit ka arritur ta shndërrojë klubin ndër më të vlefshmit dhe fitues në botë. Në rastin më të mirë City mund tia hedhë me heqje pikësh, por nuk dihet ende nëse këtë apo sezonin e ardhshëm. Megjithatë ka shumë media në Angli që flasin për dënime shumë më të rënda.

City rrezikon rënien nga Premier League, por edhe më keq akoma, pasi nëse vërtetohen shumë akuza mund të nisë edhe nga kategoria më e ulët profesioniste. Ka nga ata që mendojnë se nëse 115 akuzat janë të vërtetë Cityt duhet ti hiqen edhe titujt e fituar që prej ardhjes së pronësisë së re, duke përfshirë 8 Premier League.

Drejtuesit nga ana tjetër kanë siguruar Guardiolën dhe ekipin se gjithçka do shkojë mirë dhe klubi nuk do dënohet. Vetë trajneri spanjoll, i cili drejton qytetarët prej 2016, është shprehur i lumtur që ‘gjyqi më në fund nisi, pasi ka shumë spekulime mbi këtë çështje’. Guardiola ka shtuar gjithashtu se janë të shumtë tifozët në botë që shpresojnë te dënimi i ashpër i Manchester Cityt. Për të njëjtat akuza vite më parë UEFA e dënoi Cityn të mos merrte pjesë në kompeticionet evropiane, por klubi anglez fitoi gjyqin në CAS dhe kjo çështje u mbyll aty. Tani me drejtësinë angleze pritet të jetë ndryshe.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    DASH rithekson se SPAK është kyçi i luftës ndaj korrupsionit, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje

‘Vuçiç po përgatit kërcënime me Rusinë’, Çejku: Reagimi i Kurtit foshnjarak! Sfida e Kosovës është të vazhdojë njohje