'Ne nuk i vrasim shkrimtarët', Ben Blushi rrëfen bisedën me të renë indiane në Paris

'Ne nuk i vrasim shkrimtarët', Ben Blushi rrëfen bisedën me të renë indiane në Paris

Përpara disa muajsh po kërkoja foto të vjetra te bukinistët e Senës në Paris. Një vajzë afër meje shfletonte kopertina revistash. Mu kujtua biseda me të dhe e shkrova, ditën kur plagosën shkrimtarin Salman Ruzhdi në New York.

Si e ke emrin?

Soni
Mund të të bëj një foto?

Po, tha Soni

Je indiane?

Nga e kuptove,tha Soni

Jam mësuar të njoh njerëzit,

Si të qëndroj?

Në mes të atyre fotografive të vjetra, thashë unë

Cfarë janë këto foto, pyeti Soni

Këto janë disa nga gratë më të bukura të Francës duke pozuar të zhveshura për fotografë të ndryshëm

Në Indi kjo nuk ndodh, gratë nuk zhvishen për foto, tha Soni

Je budiste?

Jam hindu,

Nga cila zonë e Indisë?

Nga Bombei

Je nga qyteti i Salman Ruzhdisë,

Duhet të jetë mysliman, nuk e njoh, tha Soni

Është një shkrimtar indian që muslimanët e kanë dënuar me vdekje

Ne nuk i vrasim shkrimtarët, tha Soni

Edhe ai është gjallë akoma nuk e kanë vrarë, thashë unë

Si dukem mes këtyre grave lakuriq?

Dukesh si një nxënëse e turpshme,

Unë jam nxënëse në Paris,

Cfarë studion?

Sustainable management, administrim të qëndrueshëm

Si të duket Parisi?

Vetëm dy javë kam këtu, po nuk ka diell dhe kam pak frikë

Do mësohesh, thashë unë, në Paris dielli nuk është i domosdoshëm

Duhet të iki, tha Soni

Ku do shkosh,e  pyeta

Po kërkoj një kopertinë të Kim Kardashian

Të veshur?

Sigurisht, tha Soni.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë