E shtuna dhuroi emocione të jashtëzakonshme në Seria A, pasi Lazio fitoi 3-1 me përmbysje kundër Interit kampion në një ndeshje ku sherri ishte kryefjala. Perisiç kaloi fillimisht Interin në avantazh me penallti, ndërsa Immobile riktheu baraspeshën në të njëjtën mënyrë. Episodi që nxehu gjekrat për t’i mos qetësuar më ishte goli i dytë i Lazio-s nga Anderson, që sipas pretendimeve të Interit ishte mungesë ‘fair play’, pasi një lojtar zikaltër ishte i shtrirë në fushë. Katër kartona të verdhë solli ky episode, ndërsa më pas Lazio realizoi edhe golin e tretë me serbin Milinkovic-Savic.
Për t’u vendosur në korrnizë ishte edhe fitorja e Milanit 3-2 kundër Veronës. Në minutën e 24 Milan e pa vetën në disavantazh të dyfishtë, por deri në fund ia arriti të përmbyste. Giroud dhe Kessie barazuan para se një autogol të vuloste shifrat përfundimtare në favor të ‘djallit’, që këtë sezon duket më gati se kurrë për titullin kampion në Seria A.