Ne, para frikës dhe pas saj

Ne, para frikës dhe pas saj

Dante Alighieri, gjatë rrugëtimit të tij në Ferr

Nuk e di nëse bie në sy, por në sjelljen tonë kohët e fundit ka diçka që po na karakterizon: Sjellja jonë përballë frikës dhe sjellja jonë në situatë kur ndjehemi të qetë, të pakërcënuar fizikisht si reagim i një veprimi që bëjmë, apo fjale që themi.

Nëse në një punishte, fabrikë, komunitet të vogël apo të madh, ka drejtues, përgjegjës, që kanë dhënë shembuj konkretë që debatin për një çështje, mund ta përfundojnë me kërcënime apo kanë përdorur dhunë fizike për ta mbyllur një konflikt personal apo profesional, sjellja e përgjithshme e kolektivit në fabrikë, e pjesës më të madh në të, është e nënshtrimit, servilizmit, heshtjes. Në mjedise të tilla, nuk pipëtin asgjë.

Nëse në të njëjtën fabrikë, punishte etj. përgjegjësit, kanë dhënë prova se në çfarëdo debati të përfshihen, sado i nxehtë qoftë, kurrë nuk arrijnë në përdorimin e kërcënimit, forcës, të dhunës për t’u imponuar, sjellja e shumicës së vartësve, kolektivi, i çfarëdo lloji qoftë, ka një qëndrim jo të disiplinuar, rebel, shpesh ofendues, injorues ndaj rregullave. Në mjedise të tilla, në dukje, zotëron një kaos i tërë.

Mund të mendojmë se dy rastet janë të kundrëta, por gjithësesi sjellje frikacakësh, njerëzish pa karakter e me ego të sëmurë. E parë kështu, mund të duket një gjë që nuk na nderon, e megjithatë, mund ta shohim në një tjetër dritë.

Të mësuar me ndrydhje të gjatë diktature, ne shqiptarët, e kemi zhvilluar tepër instiktin ndaj frikës. Me intuitën tonë kuptojmë se deri ku sjellja apo fjala jonë mund të shndërrohet në kërcënim fizik. Nëse ne ndjehemi të lirë për t’u rebeluar, për të thënë atë që mendojmë pa frikë, pavarësisht sensit logjik apo jo, do të thotë se kuptojmë shpejt nëse rrezikojmë fizikisht apo jo për veprimet që kryejmë, apo fjalët që lëshojmë.

Nëse sot shohim veprime apo deklarata nga më absurdet lart e poshtë, përballë kujtdo e kurdo, do të thotë se kemi ndjerë tashmë se jemi më të lirë për të shfaqur natyrën tonë. Dhe nëse liria, është vlera më e bukur, hapsira më dinjitoze që lejon realizimin e secilit nga ne si njeri e individ social, atëherë, ky agresivitet në qarkullim, kjo mungesë frike e frenash edhe për të shprehur të pashprehshmen, diçka të mirë e ka.

Eshtë pikërisht në këtë përmasë lirie, ndoshta të pashijuar më parë, që çdo shqiptar mund të japë më të mirën për të treguar që në këtë botë, në Shqipëri, është me një mision fisnik, e që të gjithë këtë shans nuk duhet ta harxhojmë kot. Në një të tillë kohë, secili nga ne, ka vërtetë mundësinë të tregojë kush është. Por në liri më të madhe, ndonjë fiton, e të tjerë humbin rrugën kollaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liza: 23/10/2018 19:03

    Kur do heqesh dore nga besimi ne demagogji ? Kur te behesh 100 vjec ? :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja