Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, në një intervistë për mediat italiane ka komentuar derbin e ditës së dielë kundër Milanit. Moratti ka evidentuar faktin që Milan ishte një skuadër mbresëlënës në pjesën e parë, ndërsa atributet për kthesën e jashtëzakonshme të Interit ia jep trajnerit Conte.
“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme, një ndeshje perfekte.
Milani luajti shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa Interi në pjesën e dytë, ishte një nga derbit më të bukur. Në 45 minutat e para kishte vetëm një skuadër në fushë dhe ajo ishte Milani. Unë mendoj se Konte bëri atë që duhej të bënte në dhomat e zhveshjes.
Eriksen? Më tërhoqi vëmendjen për ato pak minuta që luajti. Jam shumë kurioz për të, se çfarë do të japë në të ardhmen,”-u shpreh Moratti.