Në plazh me bukë me vete!

Në plazh me bukë me vete!

Ku? 

150 sekonda filmim nga riviera Turke në një nga 5 plazhet më të mira në Alanya. 

Plazhin Cleopatra, aty ku "Mihali" sillet me pushuesit si engjëll. Jo se i ka qejf, por e ka kusht në kontratë: Deti, Plazhi Publik e ai me disa Shezlonge me pagëse 6 euro ose 100 Lira.

Në atdheun tonë?! Historitë tani dihen. 

Por ka ende shpresë se rregullatori shtet do ndërhyjë. 

Për të gjithë ata që do shohin këtë video. Nuk është një reklamë për plazhet Turke si ky i Cleopatrës por është APEL APEL për reflektim që ti japim dorën njëri tjetrin e të pushojmë në shqipëri.

Është një ftesë për institucionet shqiptare të shohin se si i preferuari i tyre Presidenti i Turqisë z.Erdogan e trajton plazhin dhe pushuesin.

Çmimet, Shërbimi, Standarti, Kultura, të tjera kapituj që as krahasohemi ne me ata. 

Këto 150 sekonda filmim nga unë e kolegu Eni Ferhati tregojnë se si pushohej me peshqir me termues me bukë me vete e për kokërr të qefit pa frikën se të shtyp skafi apo "pronari" i plazhit të largon nga shqipëria!!!

E kur kjo ndodh në Turqi, po Greqia, Spanja, Italia, Mal i Zi, e sa e sa konkurent tanë? Plazhi Bosh nuk është faji pushuesve në shqipëri. 

Shënim
Pse si çoni ca ditë në Turqi këta të agjensisë kombëtare të bregdetit të mësojnë nga menaxhimi i plazhit?

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 09/08/2022 09:48

    Turizmi esht art,sepse duhet te terheqesh njerez,por shqiptaret e kane kuptuar gabim,ndaj askush me dy pare tru nuk harxhon djersen kot per tu trajtuar me babezi e injorance shqiptare. Qeveria ste meson as edukaten,as pastertine. Kapitalizmi ndertohet nga i divide,jo nga shteti.

    Përgjigju
  • Petrit: 09/08/2022 09:22

    Keshtu jane plazhet edhe ne Shqiperi, (sipas "realitetit 3D" te qeverise), ky duhet te jete "dezinformim" per me prish imazhin.

    Përgjigju
  • Hapu shoqe se skom frena: 09/08/2022 02:12

    Me aq leke sa harxhoj ne Shqiperi per pushime fare mire mund ti bej ne vende te tjera te europes si Kroaci,Itali,Portuali,Grecia,Turi. Ato vende ku nuk plas sherri per nje parkim makine apo nuk te ngacmojne gruan ne plazh apo nuk te ndajne mjetet e ujit nga femija. Pse duhet ti kaloj ne Shqiperi? Faji eshte i joni si popull qe nuk e ngreme zerin pavaresisht partis ne pushtet.

    Përgjigju
  • [email protected]: 08/08/2022 22:50

    Po aty te kerkon bashkia taksa vetem per plazhin 6 mi euro per 50 cadra ?

    Përgjigju
  • Klodi: 08/08/2022 22:30

    E kuptoni qe kudo qe te shkoni nuk eshte si ketu? Ketu te vrasin dhe nuk ka drejtesi, te vjedhin te drejten per te pushuar, te drejten per te studiuar, te drejten per te punuar, se ketu duhet te kesh mik dhe para, pasi vendi eshre nen kthetrat e parave te pista dhe mafies.

    Përgjigju
  • ziguri: 08/08/2022 22:12

    ORE KETA KANE BERE PALLATE NE VENDIN KU KA PASUR RERE,,MIZERJE QEVERI E POPULL,,,E KANE BETONUAR BREGDETIN ME PALLATE NGJITUR E NGJITUR ,,PA UJE,,PA DRITA, PA KANALIZIME,,,DHE KERKOJNE TURISTE,,,,,JU DUHENI VARUR ATY NE NE PLAZHET QE I KENI BERE SI SYTE E JUAJ,,,,TURISTET SHKOJNE NE VENDE TE BUKURA E ME SIGURI E REND,,SI MAL I ZI,,,KROACI,,ITALI ,,GREQI,,SPANJE...,

    Përgjigju
  • doni: 08/08/2022 21:47

    shipria i ka fut i elektromarsh te pa pare, ket vend duhet ta manaxhojne vende te huaja,hajde shnet e bereqet babzitarve qe ishalla e vjellin na i dite djersen e ketij populli gjumash

    Përgjigju
  • Bregdeti: 08/08/2022 20:45

    Mire e ke o Arsen, po kujt i thua!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i mjekut, a po bëhet sa duhet për të luftuar korrupsionin në sistemin shëndetësor?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para

Zgjedhjet e përgjithshme, mbyllen qendrat e votimit në Itali! Ja kur mësohen rezultat e para