Në poçerinë ku qeramikat bëhen me motivet zadrimore

Report TV e Shqiptarja.com vazhdojnë misionin në kërkim të duarartëve nëpër Shqipëri. Këtë herë gazetari Agim Pipa me kamerën e tij ka shkuar në fshatin Krajn, në Zadrimë, ku një grup të rinjsh që prej vitit të vështirë 1997, nën drejtimin e Kishës, hapën këtë punishte ku bëjnë objektet e qeramikës të kërkuara edhe nga të huajt.

Mira Kukaj është gruaja duarartë që qysh fëmijë, ndërsa frekuentonte Kishën e fshatit të saj, nisi të mësonte të bënte objektet e qeramikës, ndërsa për të dhe katër kolegët e saj, ai pasion, është profesion. Të ndjekim historinë e saj dhe sidomos, të shohim se si motivet e vizatuara të grave zadrimore në kohë të kohëve, riprodhohen mbi qeramikë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet

VIDEO/ Atentati në Vlorë, autorët djegin makinën, Shikoni pamjet