Në prag të 50-vjetorit/ Historia e një shkolle në “moshë” sa vetë qytetit! Mbresa dhe Kujtime

Në prag të 50-vjetorit/ Historia e një shkolle në “moshë” sa vetë qytetit! Mbresa dhe Kujtime

Dikush, që lexon titullin e këtij shkrimi, mund të mendojë: “Eh… çfarë të veçantë, përveç se kujtimeve të protagonistëve, mund të ketë 50-vjetori i një shkolle si ajo e Poliçanit, kur në Shqipëri ka shkolla të mesme me histori të lavdishme dhe shumë më të suksesshme, të cialat këtë vit mund të kenë 110 (njëqin e dhjetë) vjetorin e krijimit të tyre”.

E vërtetë! Nuk do të kishte asgjë të veçantë në se nuk do të ishte që Shkolla e Mesme Poliçan ka pothuajse moshën e vetë qytetit. Poliçani, sot qëndra e bashkisë me të njëjtin emër në Qarkun e Beratit, ka qenë dikur një fshat fare i vogël për t’u transformuar më vonë në një qytet industrial. Në vitin 1961-1966 Poliçani u kthye në një kantier ndërtimi, me objektiv ngritjen e Uzinës Mekanike për prodhime luftarake ushtarake, që më von do të shndrrohej në Kombinati Mekanik Uahtarak. Për të plotësuar nevojat gjithnjë në rritje për fuqi punëtore të kualifikuar, qeveria e kohës ndoqi dy rrugë. Së pari, u ofruan specialistë dhe punëtorë të kualifikuar nga qytete afër (kryesisht Berat, Kuçovë, Çorrovodë), për të përballuar vënien në punë të Uzinën. Këta specialistë të kualifikuar u vendosën në Poliçan me gjithë familje dhe, për akomodimin e tyre, u ndërtuan godina banimi 2-3 katëshe , të famshmit pallate tek Bregu i Caushit apo ndërtesa si e ashtuquajtura “Mapo e Qytetit” dhe prapa saj. Së dyti, për të siguruar vijimësinë dhe zgjerimin e Uzinës u pa e nevojshme që pothuajse në çdo fshat të Skraparit të mereshin, ku dy e ku tre, djem dhe vajza 15-16 vjeçarë/e që sapo kishin mbaruar arsimin 7-vjeçar (kaq vite ishte në atë kohë arsimi i detyrueshëm), dhe u sollën në Poliçan. Për strehimin e tyre u ndërtuan dy godina tre katëshe, të njohura si “Konviktet e Punëtorëve”, më të bukurat ndërtesa të qytetit për kohën, si dhe një mencë e madhe , e ashtuquajtura “Menca e Punëtorëve”. Këta djem dhe vajza u bënë shumë shpejt baza për zgjerimin e uzinës dhe lindjen e rritjen e vetë qytetit. Të rinjt dhe të rejat që u sollën nga fshati duheshin kualifikuar, duheshin arsimuar.

Për këtë qëllim u ngrit në qytet shkolla 2-vjeçare apo siç quhej atere rezervat e punës. Kjo shkollë, në shtator të vitit 1969, u shndrrua në Shkolla e Mespme Mekanike. Vetë qyteti nuk kishte mjaftueshëm fëmijë për të plotësuar qoftë dhe një klasë mësimore, kujtojmë që jemi në fillimet e qytetit, vetë banorët më së shumti ishin punëtorë dhe punëtore të moshës nga 18 deri në 25 vjeç (ata të rinjt që erdhën nga fshatrat vit pas viti). Në këto kushte, si rrugë zgjidhje u mendua që shkolla e mesme të ishte me konvikt. Pra, njëkohësisht me hapjen e shkollës së Mesme Mekanike, u hap edhe konvikti (në të njëjtën ndërtesë me shkollën) për nxënës që do të vinin nga fshatrat e Skraparit por jo vetëm (dy vitet e para të shkollës së re pati nxënës konviktor nga fshatrat e Lushnjes dhe Beratit). Krahas shkollës “së ditës” apo siç quhej edhe “shkolla me shkëputje nga puna” paralelisht, madje me shumë më tepër nxënës, u hap edhe “shkolla e mesme e mbrëmjes” ose, siç quhej ndryshe, “shkolla e mesme pa shkëputje nga puna” ku vijonin mësim pikërisht të rinjt dhe të rejat që erdhën nga fshatrat dhe përbënin bazën e fuqisë punëtore të Uzinës. Ja pra përse Shkolla e Mesme Poliçan, edhe pse nuk mund të renditet në elitën e shkollave më me emër të vëndit, duhet të përkujtojë dhe festojë 50 – vjetorin e sajë jo vetëm nga protoganistët (nxënës që kanë mësuar aty, mësues që kanë dhënë mësim ndër vite dhe drejtus të saj) por duhet të festohet dhe kujtohet nga mbarë banorët dhe ishbanorët e Poliçanit sepse ky përvjetor, gati – gati, përkon me fillimin e jetës së vetë qytetit, gjë që zor se mund të ketë shkollë dhe qytet të dytë në gjithë Shqipërinë.

Shkolla e Mesme Poliçan, qysh në fillimet e saj në vitin shkollor 1969-1970, u konceptua si Shkollë e Mesme Profesionale Indusstriale. Në shkollën me shkëputje nga puna kishte vetëm një profil, ai Mekanik, ndërsa në shkollën e mesme pa shkëputje nga puna kishte si profil bazë Profilin Mekanik (pasi masa dërrmuese e punonjësve të uzinës ishin në repartet mekanike) por herë pas here, sipas nevojave të prodhimit, hapeshin edhe klasa të profileve apo specialiteteve të tjera si: Elektrik, Kimi Industriale, Ekonomik etj. Do përpiqem të tregoj, nëpërmjet protoganistëve, historikun e shkollës nga fillimet e sajë, në vitin shkollor 1969-1970, deri në fillim të viteve ’90 (gati 22-vjet), duke shpresuar që për vitet mbas kësaj periudhe e deri në ditët e sotme të bëjë të njëjtën gjë ndonjë tjetër protagonist i kësaj kohe. Për të karakterizuar më mirë etapat e zhvillimit të saj, periudhën 22-vjeçare po e ndaj në disa nënperiudha kohe më të shkurta, duke patur si kriter të vetëm kohën e qëndrimit në detyrë të atyre që kanë drejtuar këtë shkollë nga viti 1969 deri në vitin 1991. Vitet shkollore 1969-1973. Mësuesit e parë të kësaj shkolle kanë qënë: Inxh.Spiro Çili nga Tirana, Inxh.Pandi Qirko nga Vlora, Inxh.Vladimir Bici nga Berati, , Mësuesi i FizikëMatematikë Lesko Gjata nga Tirana, Mësues i Matematikës Edlira Bendo nga Vlora, Mësuesi i Histori-Gjeografisë Shpëtim Ylli nga fshati Leshnje-Skrapar, Mësuesi i Gjuhë-Letërsisë Luljeta Kapore (Nure) nga Vlora, Mësuesi i Biologji-Kimi Betina Lameborshi nga Vlora që u zëvendësua një vit më pas nga Mësuesi i Biologji-Kimi Demir Hysenbelliu nga fshati Radësh-Skrapar i cili fillimisht kishte mbaruar Institutin Pedagogjik, punoi si mësues por edhe Drejtor në Shkollën e Mesme Çorrovodë dhe më von përfundoi Universitetin e Tiranës në Degën Biologji-Kimi, Mësuesi i Gjuhës së Huaj (Rusisht) Kozma Mitro nga SelenicaVlorë, Mësuesit e Edukimit Fizik Petrit Mëno nga fshati Mëlovë-Skrapar dhe Mario Petro nga Vlora. Në vitin shkollor 1971-1972, vjen Mësuesi i Fizikës Flamur Manushaqe nga fshati Slatinjë-Skrapar i cili është mësuesi i parë në Poliçan që vjen si kontigjent i atyre djemve dhe vajza nga Skrapari që kishin mbaruarë me rezultate shumë të mira shkollën e Mesme të Përgjithëshme (Gjimnazin) në Çorrovodë dhe vijuan me sukses studimet e larta edhe në degë të vështira siç ishte edhe Fizika ku ai studioi.

Flamuri ëshëtë mësuesi emblemë në historinë e kësaj shkolle. Gjithashtu ishin mjaft mësues jo efektivë (të jashtëm quheshin) si: Inxh. Fatmir Luga, Inxh. Lluka Petromile, Inxh. Isuf Dobi, Inxh. Riza Bregu, Inxh. Zenel Maksuti, Inxh.Elektrik Thoma Greveni, Inxh.Kimist Pandi Lubonja etj. Duhet theksuar se mjaft nga mësuesit inxhinierë si Spiro Çili, Fatmir Luga, Isuf Dobi kishin ardhur në Poliçan me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes, duke qënë më parë pedagogë në Fakultetin e Inxhinierisë, vetëm e vetëm që të vihej në punë Uzina dhe Shkolla Mekanike. Drejtor i shkollës ishte Inxh.Spiro Çili, i cili kishte mbaruar studimet në Çeki, kuadër në Ministrinë e Mbrojtjesnë, dërguar posaçërisht për hapjen sa më parë të Shkollës së Mesme. Në gusht të vitit 1973 ai transferohet në Tiranë. Zv. Drejtor ishte Luljeta Kapore (Nure), Zv.Drejtor për shkollën e mbrëmjes ishte Shpëtim Ylli ndërsa zv.Drejtor për edukimin ushtarak ishte oficer Tomorr Hysi nga fshati Vërzhezhë-Skrapar, Zv.Drejtor për Konviktin Hysen Yzeiri nga fshati Veleshnje-Skrapar. Nga matura e parë, viti 1972-1973, nxënës protoganist dallohen: Gjergji Kërri (Inxh), Kamber Nano (ushtarak), Engjëll Hysko (Matematikë), Behar Haxhillari (ushtarak), Etheme Kreku, Haxhi Kondi, Engjëllush Ali Hysko, Aleksandra Dyrmishi, Pëllumb Spaho etj. Vitet shkollore 1973-1975. Në Gusht 1973, shkolla ishte zgjeruar mjaftueshëm, në të katër vitet kishte dy klasa paralele, shkolla e mbrëmjes gjithashtu dhe natyrshëm vijnë edhe mësues të rinj. Është për t’u veçuar fakti se këtë vit shkollor vijnë njëkohësisht katër mësues të rinj, të cilët kishin një të përbashkët, vinin si ish nxënës të Gjimnazit të Çorrovodës, madje tre prej tyre shokë klase. Mësuesit e rinj, që sapo kishin mbaruar studimet ishin: Hysen Binjaku nga fshati Çerricë-Skrapar, sa po kishte mbaruar Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë 5- vjeçare; Ethem Xhamëni nga qyteti i Çorrovodës, mbaruar fakultetin e Inxhinierisë 5-vjeçare Dega Mekanike; Gëzim Hysi nga fshati Vërzhezhë-Skrapar, mbaruar fakultetin e Inxhinierisë 5-vjeçare Dega Mekanike; Sazan Satka nga Çorrovoda, mbaruar fakultetin e Inxhinierisë 4-vjeçare Dega Mekanike.

Këtij kontigjenti i shtohen edhe dy mësues të jashtëm, inxhinierë gjithashtu të rinj por kontigjent i Ministrisë së Mbrojtjes (ishin edhe ushtarakë) : Neshat Braho nga fshati Potom-Skrapar, ish gjimnazist i Çorrovodës, mbaruar fakultetin e Inxhinierisë 5- vjeçare Dega Elektrike; Kastriot Tusha mbaruar fakultetin e Inxhinierisë 4-vjeçare Dega Mekanike. U larguan (me transferim) Drejtori Spiro Çili dhe Inxh.Pandi Qirko, mësuesit e tjerë vijojnë të jenë. Ndërkohë hapet edhe profili Ekonomik në shkollën e mbrëmjes, për pasojë shtohen disa mësues të jashtëm për specialitetin: Behar Lavdari, Lelo Çela, Kristaq Mamillo, Vasil Sharko, Nuri Çarçani, Astrit Lamçe. Drejtor i shkollës u emërua Lesko Gjata dhe Zv.Drejtor Vladimir Bici, Zv.Drejtor për shkollën e mbrëmjes Shpëtim Ylli, Zv.Drejtor për edukimin ushtarak Tomorr Hysi, Zv.Drejtor për Konviktin Hysen Yzeiri. Gjat këtyre dy viteve në shkollë erdhën dy mësues të rinj. Arshin Rexha nga Tirana kishte mbaruar për ekonomi politike dhe Liljana Reçka nga Gjirokatra pëtr Gjuhë të Huaj (Rusisht) zëvendësoi Kozma Mitro që u trasferua në Selenicë. Gjat këtyre viteve dallohen nxënsit: Violeta Spahiu (Matematikë), Miti Kina (ushtarak), Agron Bilçari (Mat), Jorgji Stase (Inxh), Llazar Druga (ushtarak), Luan Abedini (Inxh), Myslim Musai (Mat), Leonard Mihali (Inxh), Kastriot Zyla (Mat) Vitet shkollore 1975-1982. Në mbyllje të vitit shkollor 1974-1975 ndodhën disa mosmarrveshje ndërmjet Organizatës së Partisë në Shkollë (mos u çuditni, në atë kohë ajo luante rolin udhëheqës në veprimtarinë e shkollës) dhe Drejtorisë së Shkollës. U organizuan disa mbledhje me kolektivin e mësuesëve dhe anëtarët e organizatës së partisë së shkollës ku mernin pjesë drejtuesit më të lartë të Komitetit të Partisë dhe Komitetit Ekzekutiv të rrethit Skrapar. Në përfundim të këtyre debateve dhe diskutimeve u vendos që drejtuesit e organizatës së partisë dhe drejtuesit e shkollës të shkarkohen. Sekretari i partisë njëkohësisht Zv.Drejtor i Konviktit Hysen Yzeiri trasferohet në shkollën 8-vjçare fshati Therepel, Zv.Drejtor për edukimin ushtarak Tomorr Hysi trasferohet në një repart tjetër ushtarak, Drejtori i shkollës Lesko Gjata trasferohen në skollën 8-vjeçare fshatin Bogovë. Viti i ri mësimor 1975-1976 filloi me ndryshime në drejtimin e shkollës. Drejtor i Shkollës së Mesme u emërua mësuesi i matematikës Hysen Binjaku, Zv.Drejtor Demir Hysenbelliu, Zv.Drejtor për shkollën e mbrëmjes Inxh.Ibrahim Tërpollari nga fshati Backë-Skrapar, Zv.Drejtor i edukimit ushtarak oficer Ethem Bregasi nga fshati Qeshibec-Skrapar, Zv.Drejtor i konviktit Hysen Flamuri nga fshati Gjerbës-Skrapar.

Përgithësisht mbetën po ata mësues që ishin me përjashtim të lëndës së matematikës ku nga shkolla 8-vjeçare kaloi në të mesmen Shkëlqim Salillari. Gjat periudhes 1975-1982 në shkollë pati disa zhvillime. Nga viti 1975-1976 numri i nxënësve konviktorë kishte rënë ndjeshëm, kjo për faktin se vetë qyteti dhe zonat për rreth tij kishin kontigjente të mjaftueshme për të furnizuar Shkollën e Mesme dhe në vitin 1978 konvikti u mbyll përfundimisht. Po kështu pati disa ndryshime në stafin mësimdhënës. Meqënëse u hap një klasë e profilit Agronomi në shkollën e ditës edhe të mbrëmjes, për plotësimin e vendeve me specialistë bujqësie, filluan punë Agranomi Xhemal Lamçe nga Çorrovoda dhe mësuesi i Biologji-Kimi Bajram Dalipi nga fshati Gradec- Tomorricë. Për nevoja të ngutshme të prodhimit në Kombinatin Mekanik dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë, u trasferuan Inxh.Gëzim Hysi, inxh.Vladimir Bici në Kombinatin Mekanik, Inxh.Sazan Satka në SMT Çorrovodë, Inxh.Ethem Xhamëni në Gjimnazin e Çorrovodës. U morën mësues të jashtëm, krahas atyre që ishin, Inxh.Gëzim Cane, Inxh,Agim Musta. E veçantë e kësaj periudhe është se tashmë filluan të japin mësim, si të jashtëm, edhe ish nxënës të shkollës sonë, tashmë të diplomuar, si Inxh.Roland Mihali, Inxh.Luan Abedini, Inxh.Myqerem Xhaferri e tj. Në këto vite në Mekanike u dalluan nxënsit: Shkëlqim Seferi (Inxh), Petrit Llapi (Ekon), Zenel Çeço (Inxh), Muharrem Braho (Ekon), Liri Haxhillari (ush), Ladi Fusha (Ekon), Astrit Haxhiu (Ekon), Mehdi Koxhai (Ekon), Arif Spaho (Ekon), Albert Mihali (Inxh), Leonora Druga (Inxh), Sami Hatellari (Inxh), Fredi Llupo (Inxh), Petrit Spaho (Inxh) etj. Nga profili Gjimnaz u dalluanë: Nevrus Topi (Ed.Fiz) , Rustem Zyko (Mercolog), Nafi Gojka (Ekono) Fatos Caka (ushtarak) , Bajram Xhako (ushtarak) Dervish Bodurri (Agro). Shqiponja Qorri etj. Në degën Agronomi u dalluanë: Sybi Ahmetbejasi (Agro), Kajmak Zhuri (BioKimi), Enver Çela (Agro) etj.

Shkolla e Mesme pa shkëputje nga puna dha konrtibut të rëndësishëm në kualifikimin e mjaft punonjësve të profileve të ndryshme, të cilët drejtuan brigada e repartee në uzinën mekanike, ishin teknikë të mesëm, specialist të mesëm në fushën ekonomike, në bujqësi etj. Në specialitetin mekanik mund të përmëndim: Qemal Buzali, Syrja Dosti, Kujtim Lame, Bedri Tërpollari, Ferat Hyskollari, Gramoz Hysi, Enver Muhametllari, Muhamet Abedini, Muhamet Llango, Ylli Bilbili, Behar Fejzo, Nazike Kazaferi, Mynyr Agalliu, Bashkim Çuni, Lumturi Çela, Hodo Shatro e shumë të tjerë. Në profilin Elektrik përmëndim Pëllumb Hoxha, Bujar Musabelliu, Kudret Çela, Agim Kapxhiu, Mynyr Spaho etj. Në specialitetin Ekonomist: Liri Topi, Vera Kotobelli, Donika Qevani, Hajrije Kapxhiu, Hanëme Durro, Evgjeni Sako etj. Vitet shkollore 1982-1991. Viti shkollor 1982-1983 përfaqëson një moment kthese në profilin e Shkollës së Mesme Poliçan. Krahas arsimit të mesëm professional me profil mekanik, rihapet arsimi i mesëm i përgjithshëm. Në vitet që pasojnë arsimi i mesëm i përgjithshëm merr përparësi, derisa në vitin 1987-1988 Shkolla e Mesme Mekanike del si institucion shkollor më vete dhe kalon në një godinë të re, në godinën ekzistuese vijoi Shkolla e Mesme e Përgjithshme “Muhamet Kondi” Poliçan. Në fund të vitit shkollor 1981-1982, pas mjaft viteve kontribut si mësues dhe dretues i shkollës, ku la gjurmë të mira në punë dhe në komunitetin e qytetarëve të Poliçanit, trasferohet për në Tiranë mësuesi Lesko Gjata. Në vend të tij vjen Mësuesi i Matematikës, Agim Qamirani nga fshati Bargullas-Skrapar, i cili vazhdn edhe sot të japë mësim në po të njëjtën shkollë duke u bërë, ndofta, mësuesi me veprimtarinë më të gjatë në këtë shkollë. Në shtatorit 1982, gati një muaj që kishte filluar viti shkollor, vjen transferimi për Mësuesin, njëkohësisht Drejtor i Shkollës së Mesme, Hysen Binjaku, i cili fillon punë Pedagog i Matematikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Padyshim që për mua ky ishte moment shumë i bukur, i pritur prej disa vite, moment kthese në ecurine e mëtejshme në karjerën pedagogjike dhe më gjerë, por vitet e punës dhe jetës në Poliçan nuk i kam harruarë asnjëherë. Për mua, ato nëntë vite do të mbetetn të paharruara, do të mbeten të paharruarë kolegët, nxënsit dhe prindërit e tyre, shumë qytetarë të Poliçanit. U largova nga Poliçani, por asnjëherë nuk i ndërpreva lidhjet me atë qytet. Faktori më i rëndësishëm, që nuk u ndërprenë ato lidhje, ishin nxënësit e Shkollës së Mesme Poliçan që vijonin studimet e larta në Tiranë, sidomos ata që vazhdonin studimet në Degët e Fakulteteve të Inxhinierisë. Po ashtu ndikuan edhe lidhjet që mbajta me kolegët e shkollës e në veçanti me Flamur Manushaqe, shokun e viteve të gjimnazit, mikun në kohën e studimeve në universitet, kolegun me të cilin mirë kuptoheshim mrrekullisht gjat gjithë viteve që punuam bashkë. U gëzova pa masë që në vendin e Drejtorit, lënë bosh nga transferimi im, e zuri pikërisht Flamuri, Mësuesi i Apasionuar i Fizikës, miku i të gjithë kolegëve të shkollës, emblema e Shkollës së Mesme “Muhamet Kondi” Poliçan. Në vitin 1982 mësues për Fizikë erdhi Astrit Shatro nga fshati Leskovë-Tomorricë, pak vite më von vjen edhe bashkëshortja e tij Margarita Shatro nga Lushnja e cila kishte përfunduar studimet për Fizikë 5-vjeçare, dhe punoi për ca kohë në Kombinatin Mekanik dhe në vitet nëntëdhjetë bëhet edhe Drejtore e Shkollës së Mesme të përgjithshme Poliçan. Vite më von, me çiftin Shatro jemi kolegë në Universitetin Politeknik në Tiranë. Në detyrën e Zv,Drejtorit, deri në vitin kur u ndanë dy shkollat, vijuanë Demir Hysenbelliu dhe Inxh.Ibrahim Tërpollari. Me ndarjen e shkollave, Flamuri vijoi Drejtor i Gjimnazit, Zv.Drejtor Fatmira Beqa, mësuese e Gjuhë-Letërsi, e cila kishte zëvendësuar Luljeta Kapore (Nure) pas trnsferimit të saj në Tiranë. Në Shkollën Mekani Drejtor u emërua Demir Hysenbelliu dhe zv.Drejtor Ibrahim Tërpollari. Gjat këtyre vite mbarojnë maturën: Fatmira Çili (Inxh), Zenepe Muka (Inxh), Arben Lulaj (Inxh), Majlinda Gjika (Inxh), Ilirjan Lulaj (Inxh), Zeni Avdijasi (Inxh), Altin Lulaj (Mat), Miranda Allajbeu (Inxh), Alfred Lulaj (Inxh), Dezdemona Methoxha (Mat), Miranda Hysenbelliu (Ekon), Ethem Bejko (Inxh), Aurel Ymeti (Fizikë), Antonin Braho (Ekon), Vilfred Hebibasi (Info), Edlira Muhametllari (Inxh) etj. Mjaft nga ish nxënsit, tashmë të diplomuar rikthehën në shkollën ku u maturuanë si mësues të saj.

Të tillë mund të përmëndim: Myqerrem Xhaferri, më von emërohet Drejtor i Shkollës Mekanike, Leonora Druga, Edlira Muhametllari, Dezdemona Methoxha etj. Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin shumë të mirë që shkolla ka patur me komunitetin e prindërve. Në vitet që flasim jane dalluar për kontribut të veçantë prindërit Sali Qorri (Zylyftari) dhe Mehmet Çela , dy veteran të palodhur. Së fundi, nga bisedat me ishmësues, ishdrejtues dhe ishnxënës të shkollës së Mesme Poliçan, për vitet 1969 – 1991, mund të them se është pjekur mendimi (mirë do të ishte që në festën e 50-vjetorit të organizohej një votim) që tre nxënësit më të mirë, më shemullorë, janë: 1. Shkëlqim Seferi, i diplomuar për Inxhinier Hidroteknik, Univerrsiteti i Tiranës 2. Violeta Spahiu, e diplomuar për Matematikë në FSHN , Univerrsiteti i Tiranës 3. Mehdi Koxhaj, i diplomuar për Ekonomi (Financë) Univerrsiteti i Tiranës Mirë u takofshim në festimet e 50-vjetorit në muajin shtator 2019. *Prof.Asoc.Dr, pedagog në pension

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Myedin Dautaj: 01/04/2020 19:28

    Kam bere 8 vjeçaren. Nga klasa e trete deri ne te teten. Edhe sot kam mall. Uroj qe te perparoje sa me shume poliçani. Shume nga mesuesit i mbaj mend edhe sot. Kam qene shok klase me llazar drugen dhe shqiponja qorrin te cilet permenden ne shkrimin e me siperm.

    Përgjigju
  • Kajmak Zhura: 21/07/2019 22:57

    Bravo profesor, vetëm Agim Qamiranin nga Selani e ke transferuar në Bargullas, pmhahaha respekteee!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion