Në prag të festave të fundvitit monedha evropiane ka regjistruar një minimum të ri historik, duke rënë në vlerën më të ulët të saj prej 96.4 lekë.

Volumi i lartë i valutës në treg ka bërë që Euro të zhvlerësohet edhe më shumë. Në çdo fundvit monedha evropiane nënçmohet për shkak edhe të kthimit të emigrantëve për festat, që e shtojnë më shumë sasinë e valutës në treg.

Për të frenuar një rënie edhe më të fortë të euros në vitin që vjen, Banka e Shqipërisë do të rrisë blerjet e valutës në tregun e brendshëm. Nga 350 milionë euro që ishte sasia e domosdoshme e rezervës valutore për këtë vit, do të rritet në 450 milionë euro në vitin 2026.

Në kalendarin e ndërhyrjeve për vitin e ardhshëm, banka ka planifikuar 26 ankande, me synim blerjen e rreth 100 mln euro më shumë se plani i këtij viti.

“Me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë synon të blejë përmes ankandeve 330 - 450 mld euro gjatë vitit 2026”, thotë banka.

Ndërhyrjet e para në treg do të bëhen në 19 shkurt 2026, dhe do të mbyllen më 18 dhjetor.