Në 'Eagle Stadium' pritrt të nis koncerti i këngëtarit të njohur amerikan Kanye West. Qindra fansa të këngëtarit të njohur u mblodhën që prej orës 17:00 në stadiumin e ngritur posaçërisht në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.
Report Tv intervistoi disa nga personat e shumtë që kanë ardhur nga jashtë vendit, për të ndjekur në Shqipëri koncertin. Disa thonë se janë nga Greqia, Suedia, Polonia dhe shprehen se janë fansa të reperit amerikan.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri për koncertin, ata tregojnë kanë vizituar edhe qytete të tjera përveç Tiranës. Disa të huaj, për herë të parë në Shqipëri, thanë se i pëlqeu Tiranë dhe se nuk do të jetë hera e fundit që e vizitojnë.
“Ne jemi të dy nga Greqia dhe kemi ardhur nga Athina. Kemi katër ditë që jemi këtu. Kemi vizituar Durrësin dhe Tiranën. Shoh se ky është një qytet që po rindërtohet, është në zhvillim. Mendoj se është një kryeqytet shumë i bukur. Nuk e prisja që do të më pëlqente kaq shumë. Nuk do të jetë hera e fundit që vij këtu. Me siguri do të rikthehem sërish. E dëgjoj Kanye-n që kur isha i ri, kështu që të jem këtu është si një ëndërr e madhe për mua. Jam plotësisht gati”, tha i riu.
"Kemi ardhur nga Tepelena për koncertin, por jetojmë në Irlandë. Më pëlqen Kanye West, presim një atmosferë të mirë nga koncerti", tha një vajzë.
"Lexova për koncertin, ndaj vendosa ta shfrytëzoj mundësinë dhe arrita të siguroj disa bileta. Kështu që ja ku jam. Pres shumë gjëra, sepse ai është një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave", tha një turist nga Suedia.
“Jemi nga Polonia dhe kjo është hera jonë e parë në Shqipëri. Po, kemi ardhur për të parë Kanye West. Kemi dy ditë që jemi këtu, por do të qëndrojmë gjithsej pesë ditë. Pres të krijoj një kujtim që do të më mbetet për gjithë jetën”, tha turisti.
"Jemi nga Greqia, Shqipëria është mahnitëse. E duam Shqipërinë", tha një grup të rinjsh.
Stadiumi ndodhet në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës dhe drejt tij mund të shkohet me autobus të dedikuar i cili merret në qendër, çdo 20 minuta
lajm ne perditesim...
Koncerti i Kanye West ka mbledhur qindra të rinj të huaj në kryeqyet.
Për mikrofonin e Report Tv ata shprehen se Shqipëria është mahnitëse, teksa mezi presin koncertin e artistit me famë botërore.
“Ne jemi të dy nga Greqia dhe kemi ardhur nga Athina. Kemi katër ditë që jemi këtu. Kemi vizituar Durrësin dhe Tiranën. Shoh se ky është një qytet që po rindërtohet, është në zhvillim. Mendoj se është një kryeqytet shumë i bukur. Nuk e prisja që do të më pëlqente kaq shumë. Nuk do të jetë hera e fundit që vij këtu. Me siguri do të rikthehem sërish. E dëgjoj Kanye-n që kur isha i ri, kështu që të jem këtu është si një ëndërr e madhe për mua. Jam plotësisht gati”, tha një i huaj.
"Lexova për koncertin, ndaj vendosa ta shfrytëzoj mundësinë dhe arrita të siguroj disa bileta. Kështu që ja ku jam. Pres shumë gjëra, sepse ai është një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave", tha një tjetër.
Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim në ambientet e Kryeministrisë këngëtarin e njohur amerikan, Kanye West, i cili do të performojë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamje nga takimi me Kanye West, ku i pranishëm ka qenë edhe ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja.
Shefi i Qeverisë i ka treguar reperit amerikan ambientet e brendshme të Kryeministrisë dhe pikturat që ndodhen atje. Nga pamjet duket se Rama i ka dhuruar West librin 'The Albanian Files', i redaktuar nga Anneke Abhelakh. Libri përmban nga një kapitull për secilën nga 60 studiot ndërkombëtare të arkitekturës që po punojnë në Shqipëri.
Disa ditë më parë, një grup protestuesish dorëzuan në SPAK librin “The Albanian Files”, pasi sipas tyre, libri është përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Rama. Së shpejti, për të do të ketë edhe kallëzim penal, bëri me dije grupi organizator. Më herët shefi i qeverisë, ka thënë se libri nuk është botim i kontrolluar prej tij, por projekt editorial i pavarur.
Rama e ka shoqëruar postimin në rrjetet sociale më këngë të Kanye West, si dhe me 5 yje sipër videos, duke ironizuar kështu sulmet online të kryera nga disa prej organizatorëve të protestave në Tiranë, kundër bizneseve, për uljen e vlerësimeve të tyre.
Report Tv ka sjellë pamje me dron ku qindra fansa shqiptarë e të huaj kanë 'pushtuar' rrugën dytësore Tiranë-Durrës në prag të koncertit të Kanye West.
"Eagle Stadium" ku do të zhvillohet konocerti është ngritur në një sipërfaqe 65 mijë metra katrorë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.
Komente








