Në prag të Ministerialit të Ekonomisë, Mete takon Ambasadoren e Francës! Mbështetje për Shqipërinë 

Në prag të Ministerialit të Ekonomisë, Mete takon Ambasadoren e Francës! Mbështetje për Shqipërinë 

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Francës në Tiranë, Catherine Suard, në pararendje të Ministerialit të Ministrave të Ekonomisë, pjesë e Procesit të Berlinit.

Në këtë takim u vlerësua niveli i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe u theksua potenciali për forcimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Ministri Mete falënderoi Ambasadoren Suard për mbështetjen e vazhdueshme që Franca ka dhënë për Shqipërinë dhe për reformat që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në rrugën e saj të transformimit dhe zhvillimit ekonomik.

Në mënyrë të veçantë, Ministri z. Mete vlerësoi rolin që Franca ka dhënë në Procesin e Berlinit dhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë takimit u diskutua në lidhje me Ministerialin e Ministrave të Ekonomisë që do të mbahet në Tiranë më 26 shtator, ecurinë e zhvillimit të projekteve të ndryshme ekonomike dhe promovimin e interesit të kompanive franceze për të investuar në Shqipëri.

Ambasadorja Catherine Suard uroi z. Mete për detyrën si Ministër i Financave dhe Ekonomisë dhe shprehu angazhimin për vijimin e mbështetjes për vendin tonë, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian dhe Procesit të Berlinit.

Takimi me Ambasadoren e Francës i paraprin atij që Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Mete pritet të zhvillojë së afërmi me Ministrin e Deleguar përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin dhe Francezët jashtë vendit, Olivier Becht.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu