Në prag të përballjes në Champions, Simeone me superlativa për Interin: Është skuadra më në formë në Evropë

Në prag të përballjes në Champions, Simeone me superlativa për Interin: Është skuadra më në formë në Evropë

Diego Simeone

Inter dhe Atletico Madrid këtë javë do të përballen në kuadër të 1/8 së finalen në Ligën e Kampionëve, ku pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë.

Trajneri i spanjollëve, Diego Simeone do të rikthehet në Giuseppe Meazza, por kësaj radhe si trajner dhe si kundërshtar i Interit, klub me të cilin ka luajtur argjentinasi.

Simeone foli me superlativa për zikaltrit, duke evidentuar ecurinë fantastike të tyre këtë sezon, teksa nuk ngurroi të lavdërojë edhe dy prej futbollistëve të Simone Inzgahit.

“Interi është skuadra më në formë e momentit në Evropë dhe jo më kot ka fituar Superkupën e kryeson me meritë renditjen në Serinë A. Luajnë përmendësh me njëri-tjetrin dhe kjo falë punës së shkëlqyer që ka bërë Simone Inzaghi. Pastaj kanë dy mbrojtës krahu si Pavard e Bastoni, që përveç fazës mbrojtëse, marrin pjesë edhe më sulm, pasi kanë cilësi të mëdha teknike”, u shpreh Simeone.

Përballja e shumëpritur do të luhet mbrëmjen e së martës në orën 21:00 në Giuseppe Meazza.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor