Në prag të Vitit të Ri, rritet fluksi i pasagjerëve në Portin e Vlorës! Brataj: 6 orë në radhë për të zbritur nga trageti

Fluksi i shtuar i qytetarëve që kthehen për të kaluar festën e ndërrimit të viteve në Shqipëri po shoqërohet me problematika. Rritja e kontrolleve për të shmangur incidentet e mundshme, ka sjellë vonesa në procedurën e imbarkimit, duke krijuar pritje të gjata për pasagjerët.

Drejtori operativ i një agjencie turistike Agron Brataj, sugjeron që në situata të tilla fluksi të ketë tolerime dhe jo kaq kontrolle të rrepta.

“Kemi 15 ditë që përballemi me këtë situatë të pazzkontë. Arrin trageti me 140 makina, 500 pasagjerë dhe do gjashtë orë që të zbresin të gjihë pasagjerët. Ka gra dhe fëmijë që presin në radhë. Sot trageti ka ikur një orë me vonesë. Vonesat vijnë nga kontrolli i makinave. Kamionat kanë mbetur të bllokuar, deri sa kanë zbarkuar makinat. Kjo që ka ndodhur prej ndërrimit të drejtorit. Jam ankuar kudo, po nuk kam marrë përgjigje, tha Agron Brataj.

Skënder Gockaj i cili prej vitesh merret me transport internacional shprehet se këto vonesa shkaktojnë dëme për të gjithë. Në palën italiane ai shprehet se nuk ka vonesa të tilla.

“Kam mjete për tranzit për Tiranë apo Durrës. Kam edhe për në Vlorë. Shumë shpesh klientët më pyesin kur do vish. Paguaj naftën, biletëm dhe nuk mund të rri me kamion ndezur për tre orë e gjysmë për 100m. Në palën tjetër vetëm 10 min zgjat. Mos doni që të mbyllet porti i Vlorës dhe të shkojnë në Durrës. Unë nuk lëviz nga Vlora. Gjysma e shokëve të mi vijnë nga Durrësi”, tha Skënder Gockaj për Report Tv

Porti i Vlorës prej ditësh është përballur me një numër të lartë pasagjerësh. Gjatë dy ditëve të fundit kanë mbërritur mbi 1,150 pasagjerë dhe 242 automjete.

Të shtunën në mëngjes, 543 pasagjerë dhe 142 makina u regjistruan në port, kryesisht emigrantë shqiptarë që kthehen për festat, si dhe një numër i vogël shtetasish të huaj.

Ndërsa të dielën, shifrat u rritën, me 618 pasagjerë dhe 100 automjete që mbërritën në port.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë