Në pritje të Korrikut

Në pritje të Korrikut

SPAK

Ata që deri para 2 muajsh shpreheshin se “SPAK po fle gjumë”, tanimë nuk e thonë atë gjë. Përkundrazi, po shohin me zë dhe figurë, emra të dëgjuar dhe spikatur publikë, tek arrestohen,hetohen dhe gjykohen, apo dhe shpallen në kërkim. Kishte prej tyre që thonin se “SPAK-un e ka blerë Rama”. Dhe kjo një tjetër gjë zhgënjyese. Rama po e nxit SPAK-un, të zbatojë ligjin, dhe aspak nuk merret me detyrat e atij institucioni të drejtësisë së re. I vetmi që po merret intensivisht me SPAK-un, mbetet Sali Berisha. Thonë se “qeveria e kap lepurin me qerre”. Ashtu po vepron edhe SPAK-u tani, dhe meriton përgëzime.

Mbështetjen e madhe, asaj strukture ja ka dhënë edhe vetë partneri ynë stradegjik SHBA, duke treguar gatishmërinë e madhe për nisjen e një fillimi të ri, në procesin e vështirë të zbatimit të ligjit në Shqipëri. SPAK-u, realisht ka një “mal” me dosje penale, korrupsioni dhe jo vetëm, për zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Ka ikur tanimë koha kur “vidhje paratë e taksapaguesve dhe shtetit, ikje dhe qëndroje i qetë në vilat dhe pasuritë e tua”. Zëra të besueshëm thonë se “Korriku ka plot surpriza për emra të rëndësishëm të skenës politike dhe jo vetëm”. Mos qofshin vetëm fjalë, pasi  ç’ka është thënë në popull, ka dalë.

Ka ardhur koha të shohim prapa hekurave ata që kanë 30 vjet që vjedhin, shkelin ligjin, trazojnë qetësinë dhe rendin në Shqipëri, që kanë 30 vjet që prishin vlerat historike dhe kombëtare, që dirigjojnë rrjetin e korrupsionit, trafiqet, kontrabandën, dhe kanë blerë gjithçka për ti shpëtuar ndëshkimit ligjor. Korriku, (dhe në vazhdim) qoftë muaji i “bekuar”, që drejtësia e re të marrë urimet dhe përgëzimet e shqiptarëve. Drejtësia e re, duhet të tregojë me vepra, se e ka seriozisht  misionin e saj. Askush nuk duhet të  kujtojë  se “jam i paprekshëm”, askush nuk duhet të besojë se “paratë e vjedhura janë pasuria ime”.

Arrestimi i ish-ministrave dhe deputetëve, ka gjasa të thellohet, dhe kjo padyshim kërkon kurajo,guxim qytetar dhe profesional nga prokurorët dhe gjykatësit e drejtësisë së re. Pa ndëshkuar “peshkaqenët”, nuk besoj se drejtësia e re do të krijojë imazhin  pozitiv tek qytetarët. Atë që ka bërë dhe vazhdon ta bëjë Edi Rama, duke mos marrë në mbrojtje askënd që shkel ligjin në këtë vend, është mirë ta bëjnë edhe ata që mundohen ti “rrëshkasin” hetimit dhe gjykimit përmes mandatit dhe postit si politikanë.

Paralajmërimi i  kreut të SPAK-ut për “hetime intensive për çështjet e korrupsionit në sferat e larta”, tregoi  dhe vazhdon të tregojë kurajon e tij dhe stafit të asaj strukture, për të mos ndalur ndëshkimin ligjor ndaj askujt. Zbërthimi i lidhjeve të politikës së djeshme dhe të sotme, me  rrjetin e korrupsionit dhe emrat e njohur të biznesit, është vlerësimi më realist për strukturat e drejtësisë së rilindur. SPAK-u, po tregon, se koha e “të paprekshmëve” në Shqipëri ka mbaruar.

Ajo strukturë e re, ka treguar deri tani me prova se “kush ka vjedhur, kush ka vrarë, kush ka zhvatur paratë e popullit dhe ka bashkëpunuar me korrupsionin, e ka vendin në burg, dhe jo në Parlament apo brënda partive  politike”. Shpresa dhe optimizmi, lindin tek njeriu,  kur ai sheh se gjëra ecin mbarë. Në këtë vend, mungesa e  zbatimit  të ligjit  ka zhgënjyer prej 30 vitesh shqiptarët, duke i detyruar ata të largohen. Arrestimet  e “VIP”-ave, tregoi se shpresa  ka nisur të rilindë, demokracia të funksionojë,  dhe ligji të zbatohet.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anetari i bandes berishiste: 02/05/2022 15:53

    Me perpara mund te "arrestohet" Arben Kraja se sa te hapet ndonje nga mali i dosjeve te banditit vicidolas, ore zoti Ajazi! Mos u ngopni me luge zbrazet.Arrestimet e bera deri tani jane per te prishur syrin e per te justifikuar qendrimin e deritanishem te Spakut ndaj perbindeshit gjakmarres vicidolas.

    Përgjigju
  • Maqellara: 28/04/2022 21:18

    Dikur, mbi 20 vite me pare, Qemal Disha, ishte drejtor i kompanise shteterore INSIG . E larguan nga INSIG, por krijoj kompanine private te sigurimeve SIGMA . Ku i mori milionat per krijimin e kompanise ? Kush e ka kontrolluar per orihjinen e tyre? Ku jane miliona psra te vjedhura ne INSIG ? Por sot jeton i qete ne Itali , mes luksit me para te mara ne Shqiperi dhe nuk do t’ia dije fare per drejtesine shqiptare. E kane haruar apo e ka paguar ? Kur do meret SPAK me kete kategori ??? Paratr dhe kapitalet e tij te blera ne Itali jane te popullit shqiptar dhe i duhe kthyer nga drejtesis.

    Përgjigju
  • Romina: 28/04/2022 13:52

    Ishalla Ne korrik arrestohen boset

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip

Espanyol rrezikon mbijetesën, Kumbulla: Kemi shumë ndeshje para, kam besim te ky ekip