Në punë, por të varfër, 30% e punonjësve marrin rrogë minimale

Në punë, por të varfër, 30% e punonjësve marrin rrogë minimale

Foto ilustruese

Një pjesë e madhe e shqiptarëve jetojnë në varfëri, edhe pse janë në punë. Kjo për shkak të rrogave minimale që marrin. Instituti i Statistikave raportoi se një në tre të punësuar në Shqipëri paguhet me pagë minimale, vetëm 24 mijë lekë në muaj.

Gjatë vitit 2017, 29,6 % e kontribuuesve në kategorinë e të punësuarve me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Për vitin 2017, paga minimale zyrtare është 24.000 lekë.

Raportimi i INSTAT  në Anketën e Forcave të Punës

Kjo do të thotë se mbi 160 mijë të punësuar në Shqipëri, paguhen me një rrogë prej 24 mijë lekë në muaj, çka nuk u mjafton as për të përballuar nevojat më jetike.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri ka mbi 1 milionë e 195 mijë të punësuar. Por nga këta 55.9 për qind janë të punësuar pa pagë, pasi ose janë të vetëpunësuar ose janë punëtorë në biznesin e familjes. 
Pagat në rënie

Të dhënat e raportuara nga INSTAT tregojnë se prej disa vitesh pagat janë në stanjacion të plotë, ndërkohë që çmimet vazhdojnë të rriten. Pas tre vitesh ngrirje, qeveria vendosi që vitin e kaluar të rrisë pagat për punonjësit e shtetit me 7-10 për qind. Por kjo rritje nuk mjafton as për të kompensuar rritjen e çmimeve, pasi inflacioni kumulativ për periudhën 2013-2017 është mbi 12 për qind.

Në sektorin privat situata është edhe më e rënduar. Sipas të dhënave nga INSTAT, prej 4 vitesh, bizneset jo vetëm që nuk i kanë rritur rrogat, por madje i kanë ulur ato duke përkeqësuar gjendjen financiare të atyre që jetojnë me të ardhura nga puna.

Edhe pse qeveria trumbeton se ekonomia po rritet shumica e qytetarëve, mirëqenia për shumicën e qytetarëve është përkeqësuar. Sipas Bankës Botërore të ardhurat nga puna, përbëjnë 53 për qind të të ardhurave totale për familjet shqiptare. Rënia reale e rrogave bën që shumica e familjeve të jetojnë me më pak të ardhura se sa kishin para 4 viteve. /Monitor

( Shpëndarja e kontribuesve të punësuar me pagë sipas grupimeve të punës mesatare mujore bruto ) 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë