Të punësuarit në Shqipëri punojnë me orare të zgjatura! 1 në 5 punonjës punon më shumë orë për shkak të rritjes së çmimeve

“Kodi i punës e ka të përcaktuar si normë pune për të punësuarit 40 orë në javë, por 47 mijë të punësuar në Shqipëri  punojnë mbi 48 orë. Por cilat janë shkaqet kryesore që shqiptarët punojnë me orar të zgjatur?

Azem Xhaferri ka për të mbajtur dhe 5 pjesëtarë të tjerë të familjes, ndaj për të puna nuk ka kufizime në orar pothuajse çdo ditë.

I punësuar në ndërtim, ai na tregon se për përballimin e kostove të jetesës ka punuar me orare të zgjatura. Në ditë të caktuara dhe 12 orë punë pa ndërprerje.

“Ka pasur raste që kam punuar dhe 10 orë dhe 12 orë punë. Për oraret shtesë më ka paguar sipërmarrësi. Nuk jam aspak i kënaqur me pagën që marr. Shumë e vështirë është të mbyllësh shpenzimet mujore, jam dhe familjar. Nuk rezervoj dot asgjë.”- tha ai.

Të tjerë kanë zgjedhur të vetëpunësohen, ku për të pasur përfitime nga biznesi, lindja dhe perëndimi i diellit i gjejnë të ngulitur në punë.

“Çuni ka servis celularësh, e shoqja një dyqan rrobash të përdorura, detyrohen të punojnë nga mëngjesi deri në darkë dhe sërish nuk mjafton.”

Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për rritjen e pagave, pasi dhe duke punuar me orar të zgjatur apo dhe duke bërë dy punë kanë vështirësi në mbylljen e shpenzimeve mujore, ndikuar kjo dhe nga rritja e çmimeve.

“Puno sa të duash nuk paguhesh.”- thotë një qytetar.

“Punojnë orar pa orar vetëm sepse nuk kanë. Është rroga shumë e pakët dhe çmimet fluturojnë.”- thotë një tjetër qytetare.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI