Mungesa e punëtorëve në tregun fason, kreu i shoqatës: Nevojë për mbi 10 mijë punonjës, do i marrim nga jashtë! Pagat në vendin tonë, më të larta se në Rajon

Sektori i fasonerisë në vendin tonë duket se po përballet me mungesë të theksuar të krahut të punës. Për Edvin Prençen, kreun e shoqatës së fasonëve, shkak për këtë mungesë është largimi i shqiptarëve jashtë vendit.

Në një lidhje me Skype për 'Report Tv', Prençe u shpreh se në Shqipëri, punëtorët në fasoneri paguhen më shumë se sa në vendet e Rajonit, duke sjellë si shembull Malin e Zi dhe Maqedoninë, ku tha se pagat atje janë deri në 240 euro, ndërsa në vendin tonë ata paguhen mesatarisht 33 mijë lekë.

"Situata aktuale është në përmirësim, ka rritje të kërkesave për prodhimet tona me rreth 20% në krahasim me vitin e kaluar, urojmë që ky trend të jetë në rritje. Problematika kryesore që ne po hasim është ajo e fuqisë punëtore, duke patur parasysh që gjithë sektorit tonë i mungojnë mbi 10 mijë punonjës, jo përkthehet dhe në mungesë të prodhimit dhe nuk mund t'i përgjigjemi dot klientëve tanë. Shumë biznese po i drejtohen vendeve të treta, për të patur mundësi thithjen e punonjësve. Kjo mungesë vjen për shkak se shumë njerëz në vendin tonë kanë emigruar, fuqia punëtore ka shkuar në Europë. Në lidhje me pagat, mesatarsihst janë shumë të larta krahasuar me vendet e Ballkanit, apo në Bullgari ku një punëtor në fasoneri merr rreth 240 euro apo Maqedonia me 240. Nuk mund të quhet më që Shqipëria është vend i pëlqyeshëm për krahun e lirë të punës, nuk është problematika e pagës pasi një mesatare varion në 32-33 mijë lekë në muaj paga në sektorin tonë", tha ai.

I pyetur për mënyrën se si trajtohen punëtorët në bizneset fason, Prençe u shpreh se mund të ketë raste sporadike që nuk plotësojnë kushtet e punës, por shtoi se pothuajse të gjithë bizneset i trajtojnë në mënyrën e duhur punonjësit. Ai theksoi se 90% e këtyre bizneseve kanë audit të jashtëm që bëjnë verifikimin e trajtimit të punonjësve dhe pagave.

"Mund të ketë vende sporadike që nuk plotësojnë kushtet e punës, por pothuajse të gjitha i plotësojnë, abuzimi është një shprehje që ka ngelur. 90% e këtyre bizneseve kanë audit të jashtëm që bëjnë verifikim për trajtimit të punonjësve dhe pagave. Në shumicën e bizneseve, transporti është i garantuar. Sa i takon sigurimeve, nuk i përket sektorit tonë, pasi duke qenë një sektor eksportues, deklarimet janë 100% dhe nuk është as në interes të biznesit mos t'i deklarojë", shtoi ai.

Për të plotësuar mungesën e krahut të punës, Prençe u shpreh se tashmë disa biznese kanë marrë punonjës nga Bangladeshi, duke theksuar se në shtator do të rriten kërkesat për të marrë më shumë punonjës nga jashtë.

"Disa biznese në sektorin tonë kanë marrë punonjës nga Bangladesh dhe nga muaj shtator mendojmë se do të ketë një shtim të kërkesave për prurjen e këtyre punonjësve", theksoi Prençe.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rast ideal per te vene kujen: 25/07/2021 15:55

    Cfare rasti ideal qe eshte ky lajmi per te vene kujen jo thjesht mbi industrine e fasoneve por edhe per te perhapur pesimizem te gjithanshem per nje ekonomi skllaveruese dhe duke terhequr edhe qeverine ne kete balte te krijuar. Ne rast se shteti do ishte servil i interesave te ngushta te pronareve te fasonerive, atehere si ka mundesi qe industria ne fjale ka nje mangesi prej 10 mije punetoresh? Jepini... sa me shume komente te llojeve qe krijojn pershtypjen se 'Shqiperia nuk behet'. Shikoni lajmin pozitiv o njerez: fakti qe s'ka interes te mjaftueshem per vendet e punes ne fasoneri verteton se te ardhurat mesatare te popullsise jane PATJETER me te larta se ajo qe ofron industria fason, se per ndryshe njerezit do i pranon ato rroga.

    Përgjigju
  • eri: 25/07/2021 03:36

    O vlla po do sjellim 10 mije bangladeshas ne Shqiperi qe te fitojne para 10 pronare fasone?Ju nuk sillni asgje per ekonomine ketu kurse turizmi te pakten shet dhe konsumon produktet vendase.

    Përgjigju
    • Pjeter: 25/07/2021 09:13

      100 per 100 dakord me komentin tend.Keta fasonet, skane se si ta vrasin mendjen nga ana efektit social e shoqeror qe krijon te fusesh 10mije Bengaleze ne Shqiper,shofin vetem perfitimin,eshte qeverrija qe jep mesazhe te gabuara mbi puntoret e huaj,sklkevrit e rinj.Pagujn taksa ok,por ato taksa aty tek 15 per qind qe reklamohen kudo,jan ashtu edhe per te krijuar vende pune per shqiptaret ne te kundert benefiti shkon diku tjeter.Personalisht mendoj qe kjo eshte nje teme shume e ndjeshme per tu lene ne dore te pronareve te fasoneve,duhet trajtuar nga qeverrija me shume kujdes,atje kur eshte e nevojshme ok,por per ate lloj krah pune,fasonet nuk duhet te shkojne deri ne Bangladesh,e gjejne zgjidhjen fare mire ne shqiperi.

  • Fato: 25/07/2021 03:15

    Fasomet e Shqiperise jane te gjithe lavatrice te pastrimit te parave nga trafikantet e droges.

    Përgjigju
  • Iris: 25/07/2021 01:46

    Ne rradhe te pare, mos krahaso pagesat e Maqedonise e Malit te Zi me te Shqiperise,sepse nuk ke te njejten numer popullsie,ata kane popullsi me te vogel ne numer se ne.Se dyti,pse pagesat e tyre i thua ne Euro,kurse ato te shqipove i thua ne Lek? Sikur s'del llogaria?!Ju flisni tamam si nje familje shqiptare ne nje video ne YOUTUBE,e kohes se komunizmit qe i kishin ardhur ne shtepi disa gazetare te huaj dhe kur e pyesnin per mireqenien fliste me Lek te reja e te vjetra.

    Përgjigju
  • Barnaba: 24/07/2021 21:17

    Pronaret e fasonerive te pranojn realitetin. Nese forca punetore nuk i pranon rrogat qe ofrojn, ose te gjejn menyren per t'i paguar me shume ose ne te kundert te bejn si gjithe kompanite e tjera Europiane te prodhimit te rrobave qe te zhvendosin aktivitetin ne vende ku forca punetore eshte me e lire.

    Përgjigju
  • Eva: 24/07/2021 21:02

    Skllaveria eshte nje fenomen i njohur dhe ne shekullin e 21! Eshte fakt qe eshte pranuar nga nje sere qeverish demokratike. Ne cdo vend te botes ka nje page minimale qe Kryeministri jua beri te ditur se duhet ta respektoni. Dhe ai qe do vije nga Bangladeshi apo fundi i dheut do te haje, pije dhe banoj diku. Dhe fatmiresisht eshte me ne dijeni te skllaverise moderne. Me mire i lire e barkethare sesa skllav me pranga te padukshme per t'ju siguruar firmatot e p..dhet e juaja!

    Përgjigju
    • @Niku: 25/07/2021 14:32

      O Niku, kostoja e punesimit te te huajve qe dhe ti ne komentin tend eshte dy deri ne tre here me e larte se sa rroga e tanishme e punetoreve Shqiptare. Punetoret shqiptare nuk paguhen 500 euro ne muaj. Cfare po thua, se eshte me mire te marresh te huaj dhe ti paguash me shume se Shqiptaret, ne Shqiperi? A nuk te duket diskriminuese? Pse duhen perdorur burimet natyrore (toka, elektriku etj) per te krijuar nje model biznesi humbes? Kaq njesha jeni juve, sa as llogari themelore nuk dininte beni. Vetem o burra, mburru se kam nje palo fasoneri bixineci qe eshte kryekeput i falimentuar dhe qe me financon dajua nga bari dhe mielli. Pastrimi i parave eshte nderkombetarisht i paligjshem. Eshte po ashtu i paligjshem edhe ne Shqiperi, por e dime qe ligjet nuk zbatohen nen qeverisjen e Rames apo te Berishes apo dhe te Metes. Lul Boshin as mos e llogarisni. Me falni, Lul Bashen.

    • Niku: 25/07/2021 08:01

      Një I huaj kushton minimumi 500 $ në muaj plus strehimi dhe taksat që e cojnë në 600 -700$ në muaj. Këtë refuzojnë shqiptarët që bëjnë analistin e facebookut. Jam I sigurte që ti Eva përpara se të punosh ke frikë se nuk të del koha për kafe. Kategoria jote eshtë ndonjë gjë qyl qoftë edhe sikur të gjesh ndonjë maço me lek. Ke gjithmonë një plaçkë për të shitur , dy lekshin, por për punë stë shkon mendja

  • AltinTop: 24/07/2021 20:36

    Ore pse nuk vijne nga vendet e rajonit te punojne tek ju meqe i keni me te mira rrogat…por vijne vetem nga Bangladeshi??

    Përgjigju
  • Toke: 24/07/2021 20:24

    Po pra po na i shisni ne se si i trajtoni punetoret sikur s'e dime. Ju doni skllever dhe skllever po merrni dhe qeveria ju lejon se s'i plas dhe do te shese imazhin se eshte bere vend i pasur. Pika!!

    Përgjigju
  • Eri: 24/07/2021 19:56

    Meqe Mali i zi e Maqedonia paguajn me pak shkoni e hapini atje fasonet.Mangut kemi te na mbushni edhe me Afrikan se kemi pak taleban shqiptar ktu.Ik hape ne Afrik fasonin

    Përgjigju
  • 1234: 24/07/2021 18:16

    Shqiptaret iken per shkak te politikave tuaja gjakpirese. Ore pune me teper se ato te lejuaja me ligj, pospagimi sipas ligjit i oreve shtese, paga qesharake , mos pagim ose gjysem pagim i sigurimeve shoqerore. Me pak fjale nje tmerr i vertete. Mbasi shpopulluat mire e mire Shqiperine nga te rinjte, intelektualet, profesionistet , te kualifikuarit doni te sillni tani gjithe llumin atje . Turp

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 24/07/2021 18:05

    Ju nuk jeni as pronar e as tregtar ,ju jeni vetem e vetem hajduter te fukaras"ne tru". Me mire mos te punoj tek ti se sa te me pordhunosh ti me djersen time. Po jeni ok ju nga qe nuk ka si sindikata e as kontrollor nga tatimet e as nga zyrat e punes . Si ti merrni ato para ashtu i gezofshi atje ku te ju djeg zemra me shume.

    Përgjigju
  • Leo: 24/07/2021 17:04

    Po edvin po,,,, Me rrogat dhe kushtet që ofrohen në Shqipëri edhe nga Bangladeshi nuk te vine punëtor. Punëtori nga Bangladeshi ka 600-800 euro kosto mujore, jepja këte rrogë punonjësit shqiptar dhe lërini gënjeshtrat...

    Përgjigju
  • Kodi penal: 24/07/2021 16:39

    Diskriminimi eshte ende i paligjshem ne Shqiperi. Te diskriminoni Shqiptaret eshte e paligjshme. Te ndryshoni karakterin kombetar Shqiptar, perben gjenocid. Te ndryshoni perberjen etnike ne Shqiperi eshte spastrim etnik. Veprimet tuaja jane ne kundershtim me kodin penal Shqiptar, perkatesisht me nenet perkatese kundra gjenocidit, skllaverimit, spastrimit etnik dhe pastrimit te parave. kjo eshte ende pa u futur ne qasjen ligjore ndaj korrupsionit aktiv dhe pasiv dhe nje dickaje tjeter qe fillon me Te...izm! Po veproni ne nje menyre te tille qe i kundervihet plotesisht te konventes se te drejtave te njeriut. Shkelja e te drejtave te njeriut eshte antikushtetuese ne Shqiperi. SB e provoi cfare ndodh. Kete fund do kete edhe km i juaj i tanishem. Harrojeni se cfare do ndodhe me ju.

    Përgjigju
    • @Barnaba: 25/07/2021 14:43

      Kryeministri im eshte ai i zgjedhur nga populli im dhe jo nje pjeshke partiake sic keni Edvin bq Ramen. Politika zbrazese qe ndjek qeveria, duke kufizuar ne pamundesi mundesite e zhvillimit dhe rritjes se mireqenies, njekohesisht duke e bere shume te lehte largimin nga Shqiperia dhe zevendesimin me te huaj nen petkun e emigranteve Siriane, Bangladeshian apo te cfare do lloji tjeter, perben spastrim etnik (shqiptaret largohen, te huajt vijne ne Shqiperi). Mitsotakis e ke KM te kryeministrit tend, se gerrqise i nevojitet nje perberes arab ne Shqiperi. Gje qe po e kryen me shume sukses km yt bq. Qeveria Rama e ben shume te lehte qe shqiptari te jete trafikant, kriminel, drogaxhi, hajdut, mashtrues, i korruptuar dhe korruptues etj etj. Qeveria Rama e ben shume te veshtire qe Shqiptari te jete krenar, i ndershembdhe zot ne shtepine e tij. Nuk duhet te jete kaq e veshtire per te qene Shqiptar ne Shqiper! Persekutimi politiko kriminelo gjenocidial ndaj shqiptareve, nga vete qeveria e pavlere Rama, duhet te ndaloje. Pyete gjykaten ose ndonje avokat se i e perkufizon ligji Shqiptar dhe ai nderkombtar, Spastrimin Etnik, gjenocidin, pastrimin e parave dhe shume shkelje te te drejtave njerezore qe qeverite paraardhese dhe qeveria e rames po bejne!

    • Barnaba: 24/07/2021 21:12

      "Kryeministri juaj" thote ky qe ve kujen se ne Shqiperi po ndodh genocid, spastrim etnik dhe skllaverim. Po kryeministri jot kush eshte, Mitsotakis? Dhe nje pyetje: cfare ndodhi me kercenimet qe me derguat ne privat te njeri prej forumeve tuaja, kur ju demaskova stafin nga Dropulli? Ik ha supen e OMONIAS tani, se e bere detyren duke vjell vrer.

  • Miti: 24/07/2021 16:25

    Falimentoni ose shkoni ngrini fabrikat ne Bangladesh plera! Nqs nuk ka krah te lire pune ketu dmth qe s’ka nevoje per biznesin tuaj. Keto dobiçlleqet, merr puntore nga Bangladeshi dhe silli ne Shqiperi vetem Edi Rama i kupton qe ju hap rrugen juve. Ne vend qe t’ju kontrolloje se skllaveroni punetoret shqiptare, aq sa nje pjese te pages minimale qe u jepni ne banke jua kthejne CASH, ai ju ploteson deshiren duke sjelle bangladeshas. Po i jepni doren e fundit te shkaterrimit ju funderrina me ne krye psikopatin kryeminister dhe vemjen kryetar opozite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia