TIRANË- Numri i hospitalizimeve nga COVID- 19 aktualisht është i ulët, 19 persona të shtruar, por postcovid reflekton komplikacionet e mëvonshme ndaj numri i shtrimeve në pavijon posaçërisht për këta të sëmurë në sanatorium është më i lartë.
“Përgjithësisht pjesa më e mirë e tyre janë në gjendje të mesme deri në të rëndë. Kanë kryesisht probleme me insufiçencën respitore, pra kanë nevojë për oksigjeno-terapi që varion nga pacienti në pacient”, tha pneumologu Arben Tanka.
Ai shprehet se aktualisht 25 pacientë po marrin trajtim dhe komplikocionet janë të ndryshme.
“Ka dhe pacient të tjerë me pasoja që i ka lënë COVID siç mund të jetë trompoza si të arteries pulmonare tëso mushkërisë si dhe trompoza në pjesë të tjera të sistemit vaskular”, tregon ai.
Edhe pse shtrimet postcovid, po trajtohen në normalitet, numri i urgjencave ditore është i lartë.
“Ka edhe pacientë që kanë disekuilibrim të diabetit dhe pacient të tjerë me probleme arteriale apo probleme veshkash. Edhe ardhjet e reja në urgjencën tonë variojnë nga 3-5 pacient me postcovid çdo ditë”, thotë pneumologu.
Mes personave që paraqesin komplikacione janë dhe të rinj të moshës 30-40 vjeç dhe pjesa më e madhe janë të pavaksinuar.
“Ka pas pacient të moshave mbi 30 vjeç dhe fasha 30-40 vjeçar që kanë pas probleme të postcovidit. Nuk diskutohet që ka dhe pacientë më të mëdhenj se 60 vjeç, dhe më të rinj, por mesatarja është 60 vjeç”, tha ai.
Mjekët apelojnë për vaksinim për të parandaluar rastet e rënda të COVID dhe fatalitetet. Në total deri tani janë kryer rreth 2.8 mln vaksinime në të gjithë Shqipërinë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Reforma territoriale, mendoni se ndarja aktuale në 61 bashki është në rregull?
-
Duhen më shumë
20.7%
-
Duhen më pak
64.2%
-
Është në rregull
15.1%
Vota total: 1146
Lajme të tjera
-
Shifra shqetësuese të të prekurve me COVID! Sot 974 raste të reja, 2 viktima! Më shumë infektime në zonat bregdetare
5 Korrik, 17:45
-
Rritja e rasteve me COVID-19, Manastirliu në Urgjencën e QSUT: Kemi marrë masat për të përballuar fluksin e shtuar, 100 mjekë i shtohen sistemit shëndetësor këtë muaj
4 Korrik, 13:25
-
Në 7 ditë mbi 3000 infektime me koronavirus! Në Sanatorium vazhdojnë të shtrohen pacientë post COVID
3 Korrik, 20:03
-
Rriten shifrat e infektimeve nga Covid, 671 raste të reja dhe 1943 testime në 24 orët e fundit
2 Korrik, 15:54
-
Regjistrohet 1 humbje jete nga COVID në vend! Shifra të larta infektimesh, 619 raste të reja në 24 orët e fundit
1 Korrik, 16:41
-
Rikthehen vdekjet nga COVID! Humb jetën 72-vjeçari i pavaksinuar, 533 raste të reja! Tirana 'kryeqendra' e virusit
30 Qershor, 18:10
-
Rriten sërish shifrat me COVID, 581 raste të reja në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete
29 Qershor, 16:38
-
Një viktimë nga koronavirusi! MSH publikon bilancin e shifrave: 366 testime, 90 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit
27 Qershor, 17:56
-
Vijojnë shifrat e larta nga Covid-19! 284 qytetarë të infektuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
26 Qershor, 16:02
-
Situata COVID-19! Vijojnë shifrat e larta! 289 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
25 Qershor, 16:48
-
Shifra të larta infektimesh! 293 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
24 Qershor, 16:04
-
Sërish shifra të larta infektimesh! 271 raste të reja me COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
23 Qershor, 16:21