Në Serbi pandemia Covid vazhdon të vrasë…I mbyllen dyert edhe nga Suedia! 11 viktima në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Në Serbi pandemia Covid vazhdon të vrasë…I mbyllen dyert edhe nga Suedia! 11 viktima në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Vdekja prej Covid nuk shpall armëpushim në serbi. Në 24 orët e fundit në vend u regjistruan 10 viktima të ‘vrara’ nga infeksioni I koronavirusit.

Sipas autoriteteve, gjithashtu u identifikuan edhe 392 raste të reja pozitiv me Covid.

Autoritetet spitalore kanë deklaruar se 184 pacientë ndodhen të intubuar të shtruar në repartet e terapisë intensive.

Në vend numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 452 për një total të prekurish nga pandemia prej 20 109

Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar, njoftoi se edhe 649 punonjës shëndetësorë janë pozitivë për COVID-19.

“Problemi më i madh me koronavirusin është në Beograd dhe Novi Sad, dhe në ditët në vijim do të kemi një rritje të numrit të të infektuarve për shkak të protestave” – tha Loancar

Në fillim të muajit korrik në Serbi u protestua kundër masave të pandemisë të cilat autoritetet i kishin paralajmëruar se do t’i vënë në zbatim.

Serbia ka 68 raste aktive për 100 mijë banorë, e renditur pas Malit të Zi me 231 raste aktive për 100 mijë banorë.

Pasi u shpall ‘non grata’ dhe doli nga ‘Lista’ e gjelbër’ nga BE, duke iu ndaluar qytetarëve të saj hyrja për në vendet e Unionit, dhe teksa edhe Italia shpalli të njëjtin trajtim për të, Kosovën dhe Malin e Zi, duke filluar nga data 19 korrik edhe Suedia do mbyllë dyert e kufirit për Serbinë. Njoftimi më I fundit u dha sot nga ambasada suedeze në Beograd.

Kosovë

Në Kosovë, autoritetet shëndetësore raportuan për 6 të vdekur nga Covid në 24 orët e fundit, për një total prej 124 viktimash që nga fillimi I pandemisë

Gjithashtu janë identifikuar edhe 103 raste positive dhe 95 të shëruar për një total prej 2.640 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.708.

Numri total i rasteve pozitive është 5.472 raste nga 30.005 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2.

Komunat më të prekura në vend janë Prishtina, Podujeva, Ferizaj, Mitrovica dhe Drenas.

Gjithashtu u njoftua se mbi 150 pjesëtarë të policisë së Kosovës janë infektuar me koronavirus. Prej tyre, 77 policë janë shëruar dhe 76 vazhdojnë të jenë pozitivë, ndërsa një polic ka humbur jetën.

Në një konferencë për media të mbajtur në Prishtinë, ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, njoftoi se deri në fillim të muajit gusht, në Kosovë pritet të arrijnë edhe 50 mijë testë për koronavirus, të siguruara nga donatorët, përkatësisht 45 mijë nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe 5 mijë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Maqedoni

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën për shkak të pandemisë 5 persona, shifër kjo që e rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend prej koronavirusit, që nga fillimi i pandemisë në 406

Gjithashtu u raportua edhe për 164 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit, për një total prej 8786

Sipas të dhënave të nxjerra nga grafiku i pandemisë, Maqedonia e Veriut ka 167 raste active për 100 mijë banorë.

Mali i Zi

Mali i Zi ka raportuar për më shumë se 1970 raste të identifikuar me koronavirusi dhe për 26 viktima si edhe për 357 të shëruar. Sipas autoriteteve shëndetësore në vend aktualisht ka 1453 raste aktive që do të thotë 231 aktivë për 100 mijë banorë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm