Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (Dj Dagz) surprizuan fituesin e BBV-së, Ilir Shaqirin.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip ndër kritikët më të mëdhenj të marrëdhënies së moderatores me Dj ishte balerini.
Ai shprehej se Einxhel gjithë këtë e bënte për vëmendje, dhe se nuk do të zgjasnin shumë. Mirëpo, ja ku jemi Dagzi dhe Einxhel do të bëhen prindër.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Pas konfirmimit të këtij lajmi nga Shkira, nuk ka munguar edhe një reagim i Ilir Shaqirit.
‘I tejkaluat parashikimet. Bravo ju qoftë,’– shkruan fituesi i Big Brother Vip në seksionin e komenteve të videos së Einxhel.
Më herët edhe Beatrix Ramosaj e ka uruar Dagzin dhe Einxhel.
‘Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. Zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë,’-shkruante këngëtarja në Instastory.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)