Lugina e Karavastasë është zona më e rëndësishme për shpendët në Shqipëri.
Simboli i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavastasë është pelikani kaçurrel, ndërsa LSA-ja sjell foto të mahnitshme nga shtëpia e këtij shpendi të veçantë.
Pelikani Kaçurrel rritet e zhvillohet në lagunë dhe nuk shtegton. Ky shpend ka një gjatësi që shkon deri në 1,9 metra dhe peshon rreth 20 kg, ka ngjyrë të bardhë me pulla gri.