TIRANE- Dita e 8 Marsit është festuar ditën e djeshme në të gjithë vendin. Mes buqetave me lule dhe dhuratave, të gjitha gratë dhe nënat kanë qenë kryefjala e ditës, në të cilën e gjithë vëmendja është e përqëndruar tek to. Megjithatë ka pasur edhe prej tyre, që edhe pse kanë sjellë në jetë fëmijë dhe e zotërojnë statusin e nënës, e kanë pasur të pamundur të festojnë. Fëmijët e tyre kanë zgjedhur të jetojnë larg dhe në një mënyrë apo në një tjetër u kanë mohuar dashurinë për të cilën ato kanë nevojë. Veprorja është 80 vjeç. Prej më shumë se 4 muajsh ajo jeton në “Shtëpinë e të moshuarve”, në Tiranë.
Nuk e shfaq shumë mungesën e dy fëmijëve të saj të cilët kanë zgjedhur një jetë, pjesë e së cilës nuk është nëna e tyre, por tregon se ndihet e kënaqur edhe me atë dashuri që merr nga institucioni dhe mikeshat që ka njohur. Në pyetjet që i bëjmë për festën e 8 Marsit dhe për ndjeshmëritë e saj, anashkalon çdo herë momentet në të cilat i duhet të flasë për fëmijët, madje thekson që është krenare për jetët e tyre. “ Fëmijët janë në Gjermani, kanë njohur njerëzit e jetës atje dhe kjo më lumturon pa masë. Mirë jam unë edhe këtu, nuk më mungon dashuria”, tregon e moshuara për Shqiptarja.com.
Në tavolinën e saj është një buqetë me lule. Me siguri do kishte dashur që ajo buqetë t’i kishte ardhur nga fëmijët apo nipërit e saj, por siç edhe tregon 80 vjeçarja, atë e kanë sjellë fëmijët e shkollës “1 Maji” në kryeqytet. “ Fëmijët më kanë dhuruar këtë buqetë me lule për të më uruar për të dyja festat. Unë kam qenë edhe arsimtare por jam edhe nënë. Më dridheshin duart kur mora një dhuratë të tillë nga ata fëmijë”, vazhdon rrëfimin e saj e përlotur 80-vjeçarja. Sipas të moshurës, fëmijët e kanë telefonuar në mëngjes dhe e kanë uruar për festën e 8 Marsit. “ Më mjafton edhe ajo telefonatë.
E di që nuk më kanë harruar dhe më mendojnë, pavarsisht se jeta na ka bërë të jetojmë larg njëri-tjetrit”, vazhdon të tregojë për Shqiptarja.com Veprorja, duke u përpjekur të fshehë dhimbjen. Këto janë institucione në të cilat harresa fshihet pas fjalëve. Dashuria për fëmijët është prezente edhe pse në shumë raste ata i kanë harruar. Ato nëna kanë zgjedhur ta pranojnë realitetin me dinjitet. Jetojnë dhe festojnë me njëra-tjetrën në përpjekje të përditshme për të dashur në heshtje fëmijët e tyre.
Në BE, 1 në 3 gra është e dhunuar
Ky është përfundimi shokues i studimit “Dhuna kundër grave”, i kryer nga European Union Agency. Sipas këtij studimi, një në tre gra brënda BE-së është abuzuar fizikisht, madje 10% e tyre janë abuzuar edhe seksualisht. Vendi i cili mban rekord sa i përket dhunës kundër grave është Danimarka, ku 52% e femrave kanë pranuar se mbi to është ushtruar që nga mosha 15 vjeçare, dhunë fizike,psikologjike apo edhe seksuale.
Shkrimi u publikua sot (09.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com