Në Skrapar u kap 1,9 t marijuanë
1 i arrestuar,3 shpallen në kërkim

SKRAPAR-Sasia e marijuanës së sekuestruar dje në Skrapar nga operacioni masiv antidrogë i koduar "BOGOVA" ishte 1888 kg.
 
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, 3 armë zjarri si dhe ka arrestuar një persona ndërsa 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

I arrestuari është Islam Zylyftari 56 vjeç banues në Skrapar, ndërsa në kërkim janë shpallur pronari i kamionit F.B 50 vjeç, banues në Përmet, M.Z 80 vjeç, banues në Durrës, V.Z 62 vjeç, banues në Durrës.
  
Si rezultat i operacionit, në fshatin Përparim në banesën e parë në pronësi të shtetasit Islam Zylyftari është gjetur një kamion i ngarkuar me bimë narkotike marijuanë ku pesha e lëndës ishte rreth 820 kg.
 
Në banesën e dytë në pronësi të shtetasit V.Z janë gjetur 50 thasë me bimë narkotike marijuanë me peshë rreth 485 kg.
 
Në banesën e tretë në pronësi të shtetasit M.Z është gjetur një sasi prej 5 kg.
 
Po në vijim të operacionit janë gjetur të braktisura në rrugën nacionale Poliçan-Bogovë, në vendin e quajtur "Lëmi" 133 qese transparente (vakumi) me lëndë narkotike e dyshuar marijuanë me peshë rreth 576 kg.
 
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

[gallery]22037[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq