Në vend që të protestojnë tek ‘shtëpia e qeverisë’, protestojnë te rrugica e Doktorit

Në vend që të protestojnë tek ‘shtëpia e qeverisë’, protestojnë te rrugica e Doktorit

Veç të tjerash, Sali Berisha gjatë kësaj periudhe i shkaktoi dy probleme mjaft traumatike PD-së dhe opozitës:

Së pari, u vetidentifikua me PD-në, gjë që e mbylli atë në katin e 8-të dhe atë pjesë të demokratëve që e ndjek, të mblidhet poshtë pallatit të tij. Në vend që të protestojnë tek ‘shtëpia e qeverisë’, protestojnë te rrugica e Doktorit.

Ky grupim sot, ndonëse është shumë i zhurmshëm, ka akses të pakufishëm mediatik në të gjithë ekranet kryesore televizive, e ka lidhur të gjithë fatin e aksionit të vet politik me fatin penal të Sali Berishës, duke mos u marrë me asgjë tjetër veç kësaj.

Së dyti, që është edhe me traumatike për opozitën, është pushteti i pakufishëm që i kanë dhënë Edi Ramës, duke filluar nga kapja e sistemit të drejtësisë, pengmarrja e opozitës e deri te blerja e Shtëpisë së Bardhë nëpërmjet Xhorxh Sorosit.

Pra, është projektuar një super Edi Ramë, i cili jo vetëm që nuk mund të mundet dhe thyhet, por nëse paska blerë edhe Amerikën, nuk e ka hiç të vështirë që t’i blejë të gjithë në Shqipëri, çdo votues dhe çdo shqiptar, gjë që e bën të pamundur ndryshimin.

Këto dy qasje e kanë dekurajuar totalisht idenë e ndryshimit, duke lënë të nënkuptohet se çdo përpjekje është e kotë, ndaj njerëzit, në vend që të reagojnë, zgjedhin të rrinë në shtëpi dhe ta shohin 'revolucionin' nga ekrani i televizorit.

Ndaj Partia Demokratike zyrtare dhe çdo parti që e sheh veten në opozitë me pushtetin dhe të keqen, duhet ta tejkalojë këtë qasje, duke dhënë një alternativë tjetër përtej ballkonit të individëve konkret dhe duke e përshkruar Edi Ramën ashtu siç është në të vërtetë: një ngrehinë të kalbur politike dhe korruptive, i cili jo vetëm që nuk ka fuqi të mbinatyrshme për të korruptuar dhe për të blerë Amerikën dhe shqiptarët, por i cili qëndron në pushtet vetëm për shkak të inercisë dhe kësaj gjendje kaotike dhe traumatike që ka kaluar opozita gjatë kohës së marrjes me veten dhe gjatë ‘aksionit’ për të shpëtuar nga burgu 'babën'.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 15/01/2024 10:10

    Z.GAZETAR: -Non grata dhe Ata që e mbështesin nuk e kan hallin te populli që të shkojnë e protestojnë te QEVERIA,Por si ti japin ZËMËR BABËS që të mbijetoi në politikë dhe mësëshumti Ai ti shofi me SY për ti futur në listë për DEPUTET NË 2025.Është shumë e thjeshtë. -Fakti parë:Ata nuk po e kuptojnë që Sb nuk del më nga kati 8 deri 2026.Pasi do gjykohet për korrupsionin me dhëndrrin Malltezi që ka ndërtuar mbi 30 objekte në Shqipëri..deri në GJERMANI.Por edhe për të gjitha krimet e bëra 33 vite. • Ne nga MallaKASTRA themi..Ai kal që ziheshin në GRURË..do të shijë LËMIN,Nuk di Ju nga BERATI çfar nofke i vini..!? Dakti dytë:Militantë b..lëpirës do e ndjekin Sb deri sa Ai të jet deputet,Besoi pas 6 muajsh në shtëpi me LIRINË(Sllobodankën me nënën Sërbe agjente të UZNO(SOT UDB),ose deri 2025.Mandej do shpallen NON GRATA Si Babi Sali. FAKTI 3:PD legjetime do të jetë në Opozitë,Por me Lulin (7×7=42)do të jetë Nr.2 deri 2029.Pasi BERISHIZMI DO I JET BALLAS SI MALI TOMORRIT..dhe E.Rama do të rreket me TA edhe sikur 50 % e qeverisë të shkoi në burg. -Kjo pasi edhe LULI ka hesape për të larë.Mbi të qëndron 21 janari,Rr.Kombit,Lobimet Ruse,Shitja e detit Greqisë,Korrupsioni me kullat,Kulla në Vlorë në ëmër të vjerrit,Problemet në UNMIK-KOSOVË-SËRBI për kundër UÇK që Agita mundet ta fundosi,Diplloma fiktive në Hollandë,etj. -LikeFloriri me Monën duhet të arrestohen për Korrupsion madhor me dosje të hapura që SPAK po vonon. -Në këto kushte PD dhe partit e vogla që u ka ngelur vetëm VULA duhet të shkrihen si Partia e AA GAREQI..dhe të krijohet një opozitë konkurruese reale dhe jo DESTRUKTIVE PËR TË PENGUAR SHQIPËRINË NË BE. -SHBA+BE është me E.Ramën si KM më i mirë në 33 vite që votohet mbi 70 %,ka punuar mirë në 3 mandate,Do jet KM edhe në 2025,29..dhe mandej LALI ERI..kur E.Rama të gradohet në BE.ose President.! -Ju përshëndes nga FIERI..!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?