‘Në Vlorë thonë çfarë çunash ke rritur’, vëllezërit Veshaj përloten nga mesazhet e Agron Llakajt: Je baba i dytë për ne
Agron Llakaj, Donald e Romeo Veshaj
Të gjithë e njohin lidhjen e ngushtë të binjakëve Veshaj dhe aktorit të humorit Agron Llakaj.
I ftuar sot në “Më lër të flas”, me Donald dhe Romeo Veshaj ka qenë Agron Llakaj. Aktori i humorit ja ka dalë të përlotë vëllezërit Veshaj me letrën që i dërgoi Donaldit gjatë kohës që ai ishte në “Big Brother VIP”. Si duket mes Agronit dhe binjakëve ka më shumë se respekt pasi ata e kanë konsideruar atë baba të dytë.
Pjesë nga biseda:
Donaldi: Për ne është emocion i madh dhe i veçantë. Është një moment shumë emocionues. Nuk e di pse kur e shoh veten te këto ekranet më kujtohen shumë skena që i kemi patur të tre në Al-Pazar.
Agron Llakaj: Emocionin dhe përjetimin nuk e kemi njësoj. Ju përjetoni emocionin e një marrëdhënie sa njerëzore aq edhe e madhe. Te unë është pak më e madhe. Sepse çfarë mbjell korr dhe unë jam i lumtur për atë që kam mbjellë. Vij në një shtëpi të re dhe të madhe tuajën. Keni gjithë entuziazmin dhe energjinë. Ju kam ndjekur dhe do kthehem tek ajo që thoje edhe në “Big Brother VIP” :Unë jam ky që jam dhe bëj atë që dua. Keni bërë çfarë keni dashur.
Romeo: Kemi patur fatin që Gonin e kemi patur dhe e kemi në krah. Para disa ditësh po na tregonte se në Vlorë i thoshin “Çfarë çunash ke rritur”. Goni është babai im hapësinor.
Më pas Donaldi ka lexuar edhe letrën që i kishte shkruar Agroni gjatë pjesëmarrjes së tij në BBV ku dhe janë përlotur të tre.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
A është ky një konfirmim për ndarje nga Romeo? Heidi Baci lë emisionin dhe ikën në Itali
25 Tetor, 21:29
-
Ditëlindja e parë pa Kostandinën, Agron Llakaj bën urimin e ndjerë për vajzën
22 Gusht, 13:27
-
‘Festo me engjëjt zemër’, Agron Llakaj dedikim prekës në 40 vjetorin e martesës për bashkëshorten
29 Korrik, 11:59
-
'Porosis gjithmonë dy kafe',dedikimi prekës i Agron Llakajt për të shoqen e ndjerë: Në shtëpi çdo hapje e mbyllje dere, me rrëqeth të gjithin
24 Korrik, 11:22
-
Vëllezërit Veshaj ndajnë foto nga pushimet me partneret, Bora dhe Heidi shihen bashkë (FOTO)
15 Korrik, 19:47
-
Sot një muaj pa bashkëshorten, Agron Llakaj: Përpëlitem në vuajtje pafund
24 Qershor, 15:15
-
Nuk fitoi çmimin e madh prej 100 mijë euro, Jul Deda i përgjigjet fansave: Më me rëndësi dashamirësia e njerëzve
9 Qershor, 09:39
-
‘Unë nuk kam K-ra’, Egla Ceno thumbon Donaldin?
30 Maj, 21:07
-
Agron Llakaj reagon pas humbjes së bashkëshortes: Sëmundja doli më e fortë
30 Maj, 15:04
-
Zbulohet arsyeja pse mungoi Romeo Veshaj në ‘Post Big Brother’
29 Maj, 19:24
-
Hatërmbetje me produksionin? Romeo mungon në ‘Post BBV’
28 Maj, 21:50
-
Fjeti me Romeon pasi doli nga shtëpia? Heidi Baci ‘rrëfehet’ pas përfundimit të Big Brother Vip 3
26 Maj, 16:01