Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Është me bukur se Spanja, ejani shijojeni

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj kanë nisur sezonin e plazhit.

Me ngritjen e temperaturave, turistët e huaj, por edhe vendas, i janë drejtuar bregdetit këtë fundjavë për të marrë rreze dielli.

Pushuesit pavarësisht numrit ende të pakët të tyre, duket se janë të kënaqur me Vlorën. 

‘Më pëlqen deti. Jam nga Holanda, është shumë bukur deti. Hera e dytë që vij këtu’- tha një turist.

‘Jam nga Ukraina. Më pëlqen deti’-  u shpreh një turist.

‘Nuk lahemi, por bëjmë banjo dielli. Deri te gjunjët por nuk fryn erë. Marsi-prilli janë për banjo dielli të futesh në det është e kotë’.- tha një turist nga Vlora.

‘Super, me pëlqen shume ketu...Notova. uji ështe super'', thotë një turiste e huaj.

‘Shqipëria është një vend i bukur. Është më bukur se Spanja për turizëm kështu që ejani dhe shijojeni.’- u shpreh një turist.

Dielli dhe deti i ofruan vlonjatëve një fundjavë të këndshme pas ditëve të shumta me temperatura të ulëta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë