Nedim Bajrami është në prag të largimit nga Empoli. Fantazisti i Kombëtares shqiptare pëlqehet shumë nga Sassuolo dhe trajneri Dionisi ka kërkuar që shqiptari të bashkohet me skuadrën nga Emilia-Romagna në këtë afat kalimtar të janarit.
Gazetari Alfredo Pedulla njofton se profili i 23-vjeçarit në fushë pëlqehet nga trajneri i Sassuolos, që kërkon fantazi në fushën e lojës. Vlerësimi që i bën Empoli shqiptarit është 7-8 milionë euro, teksa merkato është në fundin e saj.
Empoli nga ana tjetër po shqyrton mundësinë që me një largim të mundshëm të Bajramit të afrojë në ekip Picolin nga Verona. Bajrami edhe në merkaton e verës ishte në epiqendrën e një kalimi te Fiorentina.
Duket se me Bajramit dhe Sassolos ka akord total, me mediat që bëjnë me dije se futbollisti ka kaluar edhe testet mjekësore. Bajrami u bashkua me Empolin nga Grasshoppers në verën e 2019.