Negociatat mes opozitës, Dash Sula: Mos të përsërisim gabimin e 6 Marsit

Negociatat mes opozitës, Dash Sula: Mos të përsërisim gabimin e 6 Marsit

Deputeti Dashnor Sula

Opozita ka nisur negociatat për të shkuar drejt zgjedhjeve vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët, ku sot grupi parlamentar i PD-së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë mandatuar Gazment Bardhi, si personi kyç që do të negociojë me PD-në e Berishës. Deputeti Dashnor Sula duke reaguar ndaj këtyre zhvillimeve politike, nëpërmjet  një postim në Facebook shkruan se për demokratët do të ishte gabim i rëndë që të përsëritej gabimi i “papjekurisë së 6-marsit”, ku opozita doli me dy kandidatë të ndryshëm. 

Duke iu përgjigjur deklaratës së Flamur Nokës i cili tha nuk është kurrë vonë për një tërheqje të padisë për vulën e PD-së, Sula shkruan se vendosja e kushteve apo e parakushteve ndihmon vetëm partinë në pushtet. 

“Opozita me kandidat të përbashkët!

Të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD janë në parlament me votat e demokratëve. Ndaj në zgjedhjet lokale do të ishte gabim i rëndë të përsërisnim papjekurinë e 6 Marsit.

Bashkimi i PD në një qëllim të vetëm: ti japim demokratëve një kandidat të përbashkët më të mirë se ata të mazhorancës duhet të jetë obligimi i të gjithëve neve. Ditët e fundit ka patur sinjale pozitive brenda nesh që në këto zgjedhje që janë më afër qytetarëve të lemë mënjanë mosdakordësitë brenda vetës dhe tu paraqitemi demokratëve dhe shqiptarëve me një kandidat të vetëm.

Në këtë aspekt të gjithë duhet të bëjmë përpjekjet maksimale që ta çojmë përpara këtë frymë pa vendosur kushte. Në këtë frymë u caktua sot edhe z. Bardhi për të diskutuar me pjesën tjetër të kolegëve tanë. Nga ne nuk ka kushte në përpjekjen për të gjetur rrugën e duhur për të dalë përballë kundërshtarit tonë politik Edi Rama me një kandidat të përbashkët.

Kjo do duhet të ndodhë edhe me pjesën tjetër të grupit tonë. Vendosja e kushteve apo e parakushteve ndihmon vetëm partinë në pushtet. Jo vetëm demokratët por të gjithë shqiptarët nuk e meritojnë keq qeverisjen nga kjo mazhorancë. Ndaj edhe neve duhet të na shqetësojë kjo gjë e të gjithë së bashku të bëhemi alternativë.

Si një familje e cila pavarësisht mërive të momentit në kohëra të vështira bëhen bashkë, ashtu edhe ne si një familje e madhe në kushtet kur të gjithë pushtetet janë përqendruar në një dorë dhe shqiptarët po detyrohen të largohen çdo ditë, duhet të lemë mënjanë interesat e ngushta e duhet të bashkohemi për ti kthyer pushtetin lokal qytetarëve duke u bashkuar.”, shkruan Sula në Facebook.


Lajmi kryesor:

Bardhi mandatohet për negociatat me ‘Rithemelimin’: Flasim me Palokën, për Berishën s'kemi ndryshuar mendim! Ish-Kryeministri: S'kam dhe s'pranoj kushte


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit

Sondazhi i Report Tv, Namir Lapardhaja: PS ka rritje, prej 'luftës civile' në PD! Partitë e reja të gjejnë forcë të bashkohen rreth euro-atlantizmit