Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky hodhi poshtë propozimin e Kremlinit për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë. Në një konferencë me gazetarët, Zelensky tha se Putin mund të vijë në Kiev, nëse do të guxojë.

Është absolutisht e pamundur për mua të takohem me Putinin në Moskë. Kjo do të ishte njësoj si të takohesha me Putinin në Kiev. Mund ta ftoj po aq mirë në Kiev, le të vijë. Po e ftoj publikisht, nëse guxon, sigurisht.”, theksoi ai.

Zelensky sinjalizoi gatishmërinë për një takim në një format më të përshtatshëm.

“Gjithmonë kam thënë se jam gati për çdo format që synon t’i japë fund luftës dhe që funksionon vërtet. Por në Moskë ose në Bjellorusi, kjo është thjesht e pamundur dhe është absolutisht e qartë pse: sepse njëri nga këto vende është agresori që filloi dhe po zhvillon luftën kundër nesh, duke na vrarë, ndërsa vendi tjetër është partneri i tij në këto veprime.”, tha presidenti.

Ndër të tjera, presidenti u shpreh se nuk ka asnjë marrëveshje zyrtare armëpushimi mbi sulmet mbi objektivat energjetike midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai thotë se vendimi, të cilin Ukraina e beson se është një mundësi dhe jo një marrëveshje e plotë, ishte një iniciativë e propozuar nga SHBA-të dhe personalisht nga Donald Trump. Sipas Zelenskyt, Ukraina do jetë gati teknikisht që t'i bashkohet BE-së, pavarësisht kundërshtimit nga disa liderë europianë.

Kremlini tha të premten se presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një kërkesë personale nga homologu i tij amerikan, president Donald Trump, për të ndalur sulmet ndaj Kievit deri më 1 shkurt. 

Sipas Moskës, kërkesa synon krijimin e një klime të favorshme për negociata paqeje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Media: I dërguari i Putinit nesër në Miami për bisedime me SHBA-në

Foto: Kirill Dmitriev dhe Vladimir Putin

I dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, pritet të shkojë në Miami nesër për t'u takuar me zyrtarë të administratës së presidentit amerikan Donald Trump.

 Lajmin e bënë me dije disa burime ruse për Reuters.

Ora 20:08
Lufta me Rusinë, Zelensky: Ukraina po forcon mbrojtjen e saj ajrore kundër dronëve me rreze të shkurtër veprimi

1769155400_volodymyrzelensky.webp

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina zhvilloi një takim "me përparësi të lartë" mbi avancimin e "mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi kundër dronëve".

Njoftimin Zelensky e bëri përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shkruar se Ukraina po e forcon ndjeshëm këtë komponent të Forcën Ajrore.

"Ne po e forcojmë ndjeshëm këtë komponent brenda Forcës Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës", tha mes të tjerash Zelensky.

Zelensky ka shkruar gjithashtu se është miratuar struktura e një komande të re që do të mbikqyrë këtë fushë të veçantë të mbrojtjes ajrore.

"Ne miratuam strukturën e një komande të re që do të mbikëqyrë këtë fushë të veçantë të mbrojtjes ajrore, së bashku me qasje të reja menaxhimi", shtoi Zelensky.

Zelensky tha po ashtu se mbrojtja kundër dronëve rusë "duhet të përforcohet në qytetet tona" si Kherson dhe Nikopol.

Ora 16:32
Kreu i Parlamentit në Rusi: Deputetët kanë kërkuar që Moska të përdorë armë më të forta në Ukrainë! Duhet të arrijmë qëllimet tona me çdo kusht

1769787276_DumaRuse.JPG

Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit në Rusi tha se ligjvënësit rusë po i kërkojnë Moskës që të përdorë armë më të forta për të arritur qëllimet e saj në Ukrainë.

"Deputetët e Dumës Shtetërore këmbëngulin në përdorimin e armëve më të fuqishme, 'armëve të hakmarrjes', për arritjen e qëllimeve të operacionit special ushtarak", ka shkruar Vyacheslav Volodin në Telegram, përcjellin mediat e huaja.

Kina po e mbështet Rusinë në ndërtimin e një rakete të fuqishme hipersonike, që mund të arrijë shpejtësi mbi 8,000 metër/sekondë, sipas një raporti në The Telegraph.

Po ashtu mësohet që kokat bërthamore po ndërtohen duke përdorur makineri dhe mjete të specializuara prodhimi, me vlerë më shumë se 7 miliardë paund.

Rusia e ka përdorur raketën hipersonike Oreshnik, e cila është e aftë të mbajë armë bërthamore, dy herë në Ukrainë, së pari në vitin 2024 dhe për herë të dytë në fillim të këtij muaji, kur goditi një objektiv në qytetin ukrainas të Lvivit, vetëm 40 milje larg kufirit me Poloninë, një vend anëtar të NATO-s.

Por ende nuk është e qartë se për çfarë “armësh” po kërkojnë ligjvënësit në Rusi, që të përdoren në luftën në Ukrainë.

Ora 15:09
Kërkesa e Trump për Putin, flet Zelensky: Nuk kishte sulme ruse ndaj objekteve energjetike të Ukrainës gjatë natës

1769782228_Zelensky.JPG

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia nuk i sulmoi objektet energjetike të Ukrainës mbrëmë, pas thirrjeve për një armëpushim afatshkurtër nga Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, presidenti ukrainas shkroi në rrjetet sociale se kishte sulme në infrastrukturën energjetike "dje pasdite" në disa rajone dhe Rusia tani i ka zhvendosur sulmet e saj në logjistikë.

"Sulmet me dronë mbi ndërtesat e zakonshme në qytete janë gjithashtu të vazhdueshme", tha Zelensky.

"Një raketë balistike u përdor gjithashtu për të sulmuar Kharkiv, depot e prodhimit civil të një kompanie amerikane u dëmtuan", vijoi më tej Zelensky.

Zelensky tha po ashtu se "shaheedët" goditën Zaporizhian dhe dronë të tjerë goditën rajonin e Khersonit.

Më herët Kremlini tha se Vladimir Putin kishte rënë dakord të ndalonte sulmet në qytetet ukrainase deri më 1 shkurt, pasi "ishte një kërkesë personale nga Presidenti Trump".

Trump tha gjatë një takimi të kabinetit se i kishte kërkuar Putinit të përmbahej nga sulmet me rreze të gjatë veprimi që kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen në Ukrainë.

Ora 12:32
Armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës, reagon Kremlini: Trump na ka kërkuar të ndalim sulmet deri me 1 shkurt!

Kremlin

Kremlini tha të premten se presidenti rus Vladimir Putin ka marrë një kërkesë personale nga homologu i tij amerikan, president Donald Trump, për të ndalur sulmet ndaj Kievit deri më 1 shkurt.

Sipas Moskës, kërkesa synon krijimin e një klime të favorshme për negociata paqeje.

Kur u pyet për përmbajtjen e kërkesës dhe përgjigjen e Rusisë, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nuk pranoi të komentojë më tej.

Ukraina ka bërë të ditur se do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse Rusia heq dorë nga sulmet ndaj infrastrukturës energjetike, në një periudhë të shënuar nga temperatura shumë të ulëta.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, i planifikuar për 1 shkurt në Abu Dhabi, mund të ndryshojë datë ose vendndodhje.

Ora 12:12
Armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës/ Ankaraja rrjeshtohet hapur krah presidentit Donald Trump

Ministri i jashtëm turk Hakan Fidan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po bën përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe Turqia i mbështet këto iniciativa.

Deklarata u bë nga ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, në një intervistë për Al Jazeera.

“Presidenti Trump po përpiqet t’i japë fund luftës në Ukrainë, një konflikt që ndikon drejtpërdrejt edhe në marrëdhëniet mes Europës dhe Rusisë. Turqia i mbështet këto përpjekje”, tha Fidan.