Sot, një filxhan kafe në zonat më të frekuentuara të Tiranës luhaten mesatarisht nga një minimum prej 90 lekë deri në 130 lekë.
"Ndodhemi në rrugën e Elbasanit, një nga zonat më të preferuara nga studentët, ku çmimi i kafes shkon nga 90 deri në 120 lekë. Megjithatë duket që të rinjtë nuk heqin dorë nga kafja. Pak metra larg ekonomikut në zonën e stadiumit Air Albania, çmimin e kafes e gjejmë me 130 lekë.”
Por ka edhe raste kur kafja është kthyer në një konsum luksi.
“Në një lokal në zemër e Tiranës kafja kushton 300 lekë.”
“Po është shtuar çmimi është rritur dukshëm.”
“Zona në qendër janë të shtrenjta, zonat në periferi janë pak më të lira. Ku ka më shumë qarkullim shohin, rrisin çmimet. Kjo është e vërtetë”
Shumë qytetarë zgjedhin edhe të ulen në lokale lagjeje apo në periferi për ta konsumuar kafen me një çmim më ekonomik, i cili zakonisht varion nga 70 deri në 100 lekë.
“Po kafen e pinë lagje ne te lagja.”
“ Te lagja kemi lagje të mirë e kemi kafene shumë të mira.”
“Unë për vete ulem në kafe, në periferi, aty kam edhe punën, a kupton? Aty është edhe më e lirë, edhe më qetësi.”
“Varet nga 70 deri në 100 lekë e paguaj kafen.”
Rritja e çmimit konfirmohet dhe nga të dhënat e Instat-it. Çmimi mesatar për 100 gram kafe të bluar në dhjetor të 2024 ishte 138 lekë, ndërsa në dhjetor 2025 ka arritur në 152 lekë.
Shtrenjtimi i detyrohet vetëm faktorëve të jashtëm. Importues të kafesë flasin për të tendencë që nuk duket se do të ndalet. Faktorët klimatikë kanë dëmtuar ndjeshëm prodhimin në vendet kryesore eksportuese, veçanërisht në Brazil dhe Vietnam, duke ulur ofertën. Kafeja është një kulturë shumë e ndjeshme ndaj ndryshimeve klimatike, ndaj çdo devijim i temperaturave dhe reshjeve reflektohet shpejt në rritje çmimesh.
Në të njëjtën kohë, konsumi global i kafesë po rritet me ritme të shpejta, sidomos në tregjet në zhvillim si Kina dhe India, ku kafeja po zëvendëson gjithnjë e më shumë çajin.
Importi i kafesë në Shqipëri ka regjistruar një rritje çmimi mes 15 dhe 25 përqind, e cila është amortizuar në tregun brendshëm nga zhvlerësimi i euros.
Konsumi vijon të mbetet i lartë, i ndihmuar edhe nga flukset e turistëve, numri i të cilëve gjatë 2025 shkoi në 12 milionë. Të dhënat e Ministrisë së Financave, dëshmojnë për importe rekord. Vetëm gjatë vitit 2025, në Shqipëri kanë hyrë 9 mijë e 332 tonë kafe, nga 8 mijë e 680 tonë që ishin importuar në vitin 2024.
Komente











