Ftesa vlen vetëm për partitë e vogla parlamentare, të cilat nuk kanë pasur përfaqësues në takimet e zhvilluara me David McAllister dhe Knut Fleckenstein, ku i diskutua për zgjidhjen e ngërçit politik.
"Pershendetje z. Madhi, z. Duka, z. Dule, z. Ndoka, z. Blushi, z. Idrizi, z. Shehi Ambasadori Borchardt, Ambasadori Lu dhe Ambasadorja Vlahutin kane kenaqesine t'ju ftojne ne nje takim informues per procesin e negociatave te zhvilluar mbreme.
Takimi do te zhvillohet diten e premte, dt. 28 prill ora 10:00, vendi per t'u konfirmuar. Ju lutem me konfirmoni nese axhenda juaj e mundeson pjesemarrjen tuaj ne kete takim", thuhet në letrën e ambasadorëve drejtuar partive të vogla parlamentare.
Takimi vjen një ditë para skadimit të afatit të regjistrimti të partive dhe koalicioneve në KQZ, për zgjehdhjet parlamentare të 18 qershorit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com