Shtyrja e vendimit për negociatat/ Basha: Rama përgjegjës kryesor! I bindur që do ia vërë fajin opozitës

Kryedemokrati Basha ka bërë përgjegjës kryesor kryeministrin Edi Rama për shtyrjen e vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE. Në një dalje për mediat nga selia blu, Basha tha se ky vendim ishte i pritshëm, ku ka ripërsëritur kërkesën e tij që Rama të japë dorëheqjen. Në vëmendje ka risjellë edhe një herë përgjimet  e dyta të "Bild", ku përmendej për herë të parë kreu i qeverisë, sipas së cilit ato i treguan botës që kjo qeveri ka ardhur dhe e mban pushtetin në bashkëpunim me krimin.

"Sot, Shqipërisë iu mohua për të tretën herë, nën qeverisjen Rama, hapja e negociatave për anëtarësim me BE. Edhe pse i pritshëm,është një lajm i hidhur për ne shqiptarët, që, edhe 30 vjet pas rënies së komunizmit, vazhdojmë të mbetemi vendi më i izoluar nga Europa. Negociatat sot do të ishin hapur, nëse Shqipëria nuk do të kishte qeverinë më të korruptuar në Europë, nëse Shqipëria nuk do të ishte zonë e lirë e drogës dhe e krimit. Ky bashkëpunim kriminal e ka shkrirë krimin, qeverinë, administratën dhe Partinë Socialiste në një të vetme. Kjo aleancë është një rrezik i qartë jo vetëm për demokracinë, por edhe për stabilitetin dhe sigurinë publike dhe kombëtare të vendit", tha Basha.

Deklarata e Bashës vijon më tej, duke u shprehur i bindur se kryeministri do të fajësojë opozitën, Europën, madje edhe vetë popullin, duke e larguar fajin nga vetja e tij.

"Propaganda e Edi Ramës dhe mercenarëve të tij, do të përpiqet ta mohojë refuzimin. Pasi do të dështojnë ta mohojnë, do të përpiqen t’ia veshin fajin të tjerëve. Edi Rama do të fajësojë Europën se ka probleme të vetat. Do të fajësojë opozitën që nuk rri urtë para keqqeverisjes së tij. Do të fajësojë gjysmën e botës. Do të fajësojë edhe popullin e vet. Nuk do të fajësojë vetëm një njeri: Edi Ramën", tha më tej kryedemokrati.  

Kjo dalje e tij për mediat, vjen pak orë pas tensioneve që janë krijuar në bastionet e PD në KZAZ dhe qendrat e votimit, më e fundit episodi në Shkodër ku iu vu flaka një shkolle, por përballë tyre, Basha zgjodhi të heshtë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • undheti: 19/06/2019 08:01

    o legen..o by*** ...je ti bashk me sali kriminelin..moniken..e ilir hajdutin shkaku i shtyrjes se negocjatave.. o pler..

    Përgjigju
  • Bledar: 19/06/2019 07:38

    Gomari me I madhi shqiptar.

    Përgjigju
  • Blerta: 19/06/2019 06:53

    Po nuk ke turp qe flet mor? Te hapen negociatat duke i vene flaken shkollave apo duke thyer muzeun? Zoti ju vraft

    Përgjigju
  • Turp: 18/06/2019 23:32

    Ti nje nje deshtim kolosal, TURP

    Përgjigju
  • Ana: 18/06/2019 23:11

    Turpi i kombit jeni o Lulush ! S'keni turpë po Pse i vendosni zjarrin vëndin. Demokracia është zbatimi i ligjit por oponenca bëhet në Parlamentë.

    Përgjigju
  • Nani: 18/06/2019 22:34

    O gazetar,te lutem mos e quaj kete luleshtrydhen kryedemokrat.!

    Përgjigju
  • Tini: 18/06/2019 22:31

    Lul te keqen me te nadhe ja bere shqiptareve dhe jo Rames . Ma keq per ty , se ky popull nuk te jep vota me

    Përgjigju
  • Tirana: 18/06/2019 22:24

    Lulush ti je turp I shqiperise. Ke punuar kunder hapjes se negocitave, anti shqiptar. Kur u mor statusi kandidat dhe para hapjes se negociatave Rama e ka pergezuar kete gje. Ti nuk le vend europian pa lobuar kunder negociatave, nxive shqiperine. Ramen largoje po te mundesh por ne qytetareve na bere dem per negociatat. Kush ka logjike duhet te ndeshkoje me vote. Pergjimet e gazetes gjermane BILD mund tia coje pas hapjes se negociatave ppr jo para, le ta rrezoje Ramen. Fakti qe I dhe pergjimet para hapjes se negociatave te nxjere blof, kunder integrimit sepse nuk doni hapje negociatash sepse nuk doni te jepni llogari per vjedhjet. Jeni gati te digjni shqiperine vetem qe te shpetoni nga vetingu. Ruhu se do te vrasi doktori po nuk bere sic te thote se shokun e partise tende e vrau, pastaj I lexoje leter dhe e qaje.

    Përgjigju
  • REXHEP KASAP LEKA [KEPI ]: 18/06/2019 22:16

    O lyl vetëm një pytje kam pse s'paraqitesh në gjykat a je normal ti. Ti je njeriu i fundit në Shqipëri që duhet të flasësh për të mirën e Shqiptarve. Po në qoft se dhe kësaj here shpëton ty të qoft hallall e haram Shqiptarve po stë çuan mbrapa hekurave.

    Përgjigju
  • Flaka: 18/06/2019 21:51

    Ti o lulush kerma me mutin e qelbur salih talibani ne varr vdekje ju o muti i qelbur i shqiperise ju o ndyresira ju rente kanceri me vdekjen me te llahtarshme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri

DiCaprio do të luajë Frank Sinatrën në filmin e ri