Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu thotë se rekomandimi pozitiv për çeljen e negociatave është drita jeshile në fund të tunelit të gjatë të gjatë e të errët të ndarjes tonë shkullore nga Europa.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Bregu ironizon edhe kryetarin e PD, Lulzim Basha i cili siç thotë Bregu e ka sulmuar atë për shkak të mbështetjes që i jepte perspektivës europiane të Shqipërisë. Ndërsa sot, shkruan Bregu, Basha del me flamurin e proeuropianit pasi Komisioni Europian ka rekomanduar çeljen e negociatave.
Propozimi për celjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Europë është lajmi me i mirë për shqiptarët këto kohë, është drita jeshile në fund të tunelit të gjatë e të errët të ndarjes tonë shekullore nga Europa!
Çka u propozua sot në Strasburg, është cfarë duhej për Shqipërinë, Maqedoninë dhe konfirmim i perspektivës jetike të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Europë!
Rikthimi i plotë i Shqipërisë në Europë është e vetmja urë, e vetmja shpresë, e vetmja degë e një pemë të gjatë përpjekjesh që s’u këput kurrë, pavarësisht tronditjeve dhe krisjeve të shqiptarisë sonë.
Pas gjithë rrengjeve të hershme që historia ka përcjellë ndër shqiptarë, ca të liga e ca idiote; ca me armiq të jashtëm e ca me bashkfajësi së brendshmi; -prej sot nis një fazë e re në të cilën koha, (sidomos deri në qershor),nuk mund të ikë pa i thënë gjë askujt.
Do të ketë një “pështjellim” më të madh këto muaj deri në marrjen e vendimit përfundimtar për çeljen e negociatave.
Do të ketë nevojë së pari për të shënuar progres dramatik në zbatimin e ligjit si shenja më bindëse e dëshirës tonë për të qenë europianë. Akoma më shumë do te ketë nevojë për gjakftohtësi përtej përdëllimit tonë të zakonshëm poetik apo vandalizmit politik; për zhdehje nga paranoiat me armiq të brendshëm e të përbotshëm. Do të lipset të qartësohet një proces gradual, strategjik, dhe i qëndrueshëm që të mundësojë sukseshëm kryerjen e negociatave të anëtarësimit.
Europa ju shkon shqiptarëve!
Megjithë hambarin tonë plot me shqiptarë të mirë, por edhe delirantë, Haxhi Qamilë, pro injorantë,vullnetshkatërrues,revanshistë,megjithë zymtinë e realitetit, Europa prodhon hapje jo mbyllje, liri jo robëri, drejtësi jo padrejtësi.
Urime cdo shqiptari me bindje e identitet të patronditur europian!
Mirënjohje për miqtë e Shqipërisë në ditë të mira e të vështira!Ngushëllime të sinqerta edhe për ata vogëlsira politike apo profesionistë të shtjellave të marra, të cilët gjatë këtyre viteve, qëndrimin tim të pandryshuar PRO çeljes së negociatave e quajtën shkelje të parimeve të demokratit të denjë apo partiakut ushtar dhe sot ngrenë si të paqënë flamurin e luftëtarit më të denjë pro europian!
Kushedi cdo të sjellin erërat për fatin e tyre të gremisur!
Majlinda Bregu, ish-deputete e PD
Majlinda Bregu edhe ti je shum e vonuar mbasi lul shal ngjitmi të hoqi nga parfia ordinere e ashuquajtur demokratike ti u bëre kritike e fort po pse skritikove kriminelin salhe kur vrau njërzit e pa fajshëm në bulevard . Prandaj mbylle gojën se tani skan vler kritikat e tua.
Përgjigjuzonja Bregu .Nese mllefi i jep nje shkelqim me te madh detyres Evropiane qe ju kan afruar,atehere reagoni e revoltuar;Ose hiqni dore nga ironite.