Negociatat, Bushati: Gjermania e Franca flasin në fund, javën tjetër bisedimet me Greqinë

Negociatat, Bushati: Gjermania e Franca flasin në fund, javën tjetër bisedimet me Greqinë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati deklaroi se pas rekomandimit pozitiv për negociatat nga KE, Shqipëria është në komunikim me vendet anëtare, ndërsa Gjermania dhe Franca do të thonë fjalën e fundit.

Franca, Gjermania dhe Holanda janë tre vendet skeptike. Ministri gjithashtu gjate intervistes per Zerin e Amerikes komentoi edhe raportin e DASH që theksonte se korrupsioni është i përhapur në Shqipëri.

Jemi në një komunikim të vazhdueshëm me të gjitha vendet anëtare të BE. Besoj se vizita e Ramës në Gjermani, e takimet që ai do të zhvillojë, duke filluar nga kancelarja Merkel, do të jetë një shtysë në këtë drejtim. Do të krijojmë kontakte për progresin e reformës në drejtësi edhe me Francën që kërkon më tepër informacion dhe kërkon që ta shfrytëzojë kohën e mbetur para se të marrë një vendim. Franca dhe Gjermania janë të fundit që flasin.  Raporti i DASH? Krahas progresit që ka bërë Shqipëria ka edhe mangësi, sfida përpara.

Ditmir Bushati

Duke u ndalur te bisedimet me Greqinë për detin, Bushati tha se javën tjetër do të ketë një takim në nivel ekseprtësh mes dy vendeve.

Ka pasur vonesa për shkak të situatës së brendshme dhe nevojës së një rakordimi më të mirë. Javën tjetër do të jetë raundi në nivel ekspertësh me Greqinë për kufirin detar. I gjithë procesi është futur në hulli dhe besoj që do të kemi mundësi të ecim përpara. Do të komunikojmë me publikun pas cdo raundi bisedimesh. Duhet të kemi një marrëveshje sa të drejtë dhe të zbatueshme për të dyja palët.

Ditmir Bushati

Përsa i përket cështjes çame, që Greqia e ka mohuar se është në tryezën e negociatave, Bushati u shpreh se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale.

Kjo është një çështje e përfshirë në programin politik, si pasojë e një rezolute të miratuar nga parlamenti shqiptar. Mënyra si konceptohet është e ndryshme, nuk ka të bëjë me pretendime territoriale, por me garantimin e lirisë së lëvizjes dhe garantimin e të drejtave pronësore, Shqipëria dhe Greqia janë të detyruara të garantojnë të drejtën në fushën e pronës. Është një cështje që ka të bëjë me të drejtën e kujtesës për atë që ka ndodhur, nuk dëshirojmë të mbetemi peng i historisë, por të gjejmë rrugëzgjidhje për të zbutur plagët e së kaluarës.

Ditmir Bushati

Në fund, ministri i Jashtëm përgëzoi Majlinda Bregun për zgjedhjen në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal.

Përgëzoj Bregun për zgjedhjen në postin. Shqipërisë për herë të parë i besohet një prej nismave më të rëndësishme në rajon. Marrja e këtij pozicioni është një lajm shumë i mirë dhe të gjithë shqiptarët. Kosova do të ketë mundësi pas Bosnjës që të marrë drejtimin e SECP. Janë bërë hapa të sigurt përpara dhe besoj që Kosova do të dëshmojë seriozitet.

Ditmir Bushati

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës