Negociatat/ Cakaj-Borrell: Spanja mbështet Shqipërinë për sfidën drejt BE-së

Negociatat/ Cakaj-Borrell: Spanja mbështet Shqipërinë për sfidën drejt BE-së

Në kuadër të punimeve të takimit joformal të Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të OSBE-së, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Josep Borrell, që pritet që të jetë kreu i ri i politikës së jashtme të BE-së. Sipas Cakajt, ministri Borrell vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin maksimal të Shqipërisë për plotësimin e kushteve të nevojshme që i hapin rrugë çeljes së  negociatave me BE-në.

Po sipas ministrit, Borrell konfirmoi qëndrimin e palëkundur të Spanjës për Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e qartë të tij për t’u bërë sa më parë pjesë e Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ministri Borrell siguroi mbështetjen e vendit të tij për hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së. Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri në Detyrë shkruan se takimi me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Josep Borrell, spikati në tre elemente kryesore.

Së pari, domosdoshmërinë e thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës, veçanërisht duke rritur nivelin e komunikimit të lartë politik dhe duke shtuar bashkëpunimin ekonomik. Së dyti, rëndësinë e patjetërsueshme të hapjes së negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë në muajin tetor dhe fuqizimin e politikave të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Së treti, vlerësimin pozitiv ndërkombëtar për përgatitjet e Shqipërisë për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2020 si dhe nevojën për një koordinim të ngushtë me pjesëmarrësit e kësaj organizate" shkruan Cakaj.

Shqipëria do të vazhdojë t’i realizojë objektivat madhorë të politikës së jashtme dhe të fuqizojë më tej besueshmërinë ndërkombëtare të saj” shprehet Cakaj ne postimin e tij.  Ministri Cakaj konfirmoi se Shqipëria ka ndërtuar një bashkëpunim solid me shumë vende anëtare për të siguruar një kryesi sa më të denjë dhe në mbështetje të plotë të agjendës së Organizatës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale