Negociatat/ Kushti i Gjermanisë, PD vonoi 9 muaj Vetingun

Negociatat/ Kushti i Gjermanisë, PD vonoi 9 muaj Vetingun

Selia e Partisë Demokratike

Kushti i parë dhe më i rëndësishëm i artikuluar nga grupet parlamentare të partive të koalicionit CDU/CSU e SPD në Bundestagun gjerman, për çeljen e negociatave, ka të bëjë me përfundimin e procesit të Vetingut për 57 gjyqtarët dhe prokurorët prioritarë. Zbatimi i ligjit të Vetingut është zvarritur të paktën 9 muaj nga Partia Demokratike dhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, falë një beteje epike kundër këtij ligji, fillimisht në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në rrugë të tjera. Nëse PD nuk do të kishte bllokuar ligjin, kontrolli i 57 subjekteve të para do të kishte përfunduar që në muajin maji të këtij viti.

Zvarritja

Ligji i Vetingut hyri në fuqi që në datën 8.10.2016. Në datë 05.10.2016, Partia Demokratike, e mbështetur edhe nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, ankimoi ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit e pezulloi ligjin e Vetingut në datën 25.10.2016. Ndërkaq, ligji mbeti i pezulluar deri në datën 18.01.2017, kur Kushtetuesja e rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike. Një ditë më pas, vendimi i gjykatës botohet në Fletoren Zyrtare. Në datën 31.03.2017 përfundon afati për dorëheqjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa hapet rruga për zbatimin e ligjit. Por, Partia Demokratike ishte ngujuar në një çadër para Kryeministrisë që nga data 18 shkurt. Gjatë ngujimit në çadër, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e konsideroi Vetingun një projekt mafioz dhe komplot ndërkombëtar. U desh të kalonin edhe disa muaj të tjerë dhe të arrihej marrëveshja e 18 Majit 2017, që Partia Demokratike t’i hapte rrugën ngritjes së organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit. Këto organe u plotësuan me anëtarë në datën 17.6.2017.

Vendimi i parë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit arriti të merrte vendimin e parë në datën 08.02.2018, duke pranuar dorëheqjen e gjyqtarit Bensik Imeraj nga detyra për shkak të Vetingut. Ndërkaq, KPK mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të parë nga detyra në 23.03.2018. Nga kjo datë deri më sot janë kontrolluar 16 subjekte, ndërsa mbeten edhe 41 nga grupi i parë me prioritet për t’u verifikuar, proces i cili pritet të marrë edhe 8 muaj kohë. Ndërkaq, nga data 17.6.2017 deri në 08.02.2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit janë marrë me rekrutimin e stafit, miratimin e rregulloreve të brendshme, miratimin e rregullave më të detajuara të rivlerësimit, me administrimin e dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe me nisjen e procedurës së parë të rivlerësimit. 

Vetingu plotëson edhe kushtet e tjera

Skanimi i trefishtë të 57 subjekteve të para çon në konstituimin e dy organeve më të rëndësishme të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ngritja e këtyre dy këshillave i hap rrugë procesit për ngritjen e organeve të SPAK-ut, përkatësisht Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatave Speciale, të cilat do të luftojnë krimin, korrupsionin dhe trafiqet në të gjitha nivelet.

Afatet, si u bllokua ligjit i Vetingut nga PD

Datë 23.09.2016 ligjit i Vetingut botohet në Fletoren Zyrtare

Datë 05.10.2016, Partia Demokratike ankimon ligjin e Vetingut në Kushtetuese. Me PD u bashkuar edhe Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, përfaqësuar në gjykim nga z. Gerd Hoxha.

Datë 8.10.2016 ligjit i Vetingut hyn në fuqi

Datë 25.10.2016 ligji i Vetingut pezullohet nga Gjykata Kushtetuese

Datë 22.11.2016, Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim padinë e PD.

Datë 18.01.2017 Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për shfuqizimin e ligjit

Datë 19.01.2017 vendimi i Gjykatës Kushtetuese u botua në Fletoren Zyrtare

Datë 18.02.2017-17.6.2017, PD me në të çadrës në bulevard, ish-presidenti Nishani dhe Avokati i Popullit ndikojnë në zvarritjen e procedurave për zgjedhjen e anëtarët të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.

17.6.2017, pas marrëveshjes së 18 Majit, Kuvendi arriti të miratonte anëtarët e dy organeve të Vetingut, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Apelimit.

Datë 23.03.2018 merret vendimi për shkarkimin e gjyqtarit të parë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 24/06/2018 19:09

    Te pakten e ka nxjerre kopilin PD 9 muj, nuk e lindi shtatanik

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 24/06/2018 13:33

    PD eshte nje gjiriz ku gelojne minjte e hales...

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 24/06/2018 11:52

    Epo rrospi*e ngeli kjo PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme

Arta Dade në Festivalin e Këngës, u jep forcë vajzave dhe grave: Asnjëherë nuk është vonë për të qenë të suksesshme