Pas shumë polemikash dhe debatesh lidhur me negociatat dypalëshe midis Shqipërisë dhe Greqisë, në Report Tv ishte i ftuar këshilltari i ministrit Ditmir Bushati, Glevin Dervishi për të hedhur dritë mbi të vërtetën e diskutimeve në Korçë.

Dervishi ka sqaruar se ka një disinformim dhe keqkuptim të opinionit publik, sipas tij pas një kohe të gjatë bisedimesh është eksploruar për gjetjen e rrugëve që do çojnë në zgjidhjen e këtyre çështjeve dypalëshe Shqipëri-Greqi.

Këshilltari i ministrit u shpreh se diskutimi për 12 miljet detare është një diskutim teknik, por palët ende nuk kanë arritur në këtë diskutim, sepse parimisht është rënë dakord midis dy ministrive të Jashtme për të shkuar drejtë një marrëveshje por ende nuk janë ulur ekipet negociatore me tagrin i cili buron nga kushtetuta me marrjen e tagrit nga presidenti i republikës për të diskutuar më tej teknilatete teknike.

Për sa i përket varrezave këshilltari Dervishi siguron opinionin publik se nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje të re nuk kemi të bëjmë me shtim varrezash. Varreza të ushtarëve grek do ngelen dy, ajo e Këlcyrës afër Përmetit dhe tjetra në Bularat të Gjirokastrës por pikat e gërmimit janë disa.

Dervishi tha se nga diskutimet dypalëshe nuk do të dëmtohet asnjë palë por do bazohen në ligjet, konventat ndërkombëtare dhe ligjet për kufijtë që kanë të dy vendet.

Intervista:

Çfarë është paketa që diskutohet me Greqinë?

Paketa e diskutimit me Greqinë ka ardhur si rezultat i bisedimeve vlerësuar nga pala shqiptare si çështje të ngelura në kohë por edhe për peshën specifike që kanë. Është rënë dakord parimisht në vitin 2016 që të dy vendet të shkëmbejnë dy dokumente, pra nga një secila palë lidhur me mënyrën se i shikojmë marrëdhëniet dypalëshe dhe mënyrës se si do shikohet se si do zgjidhen.

Në kuadër të shkëmbimit të dy paketave është ngritur një mekanizëm diplomatik pranë ministrive të Jashtme respektive e drejtuar nga zëvendës ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm respektiv.

Pas një kohe të gjatë bisedimesh është eksploruar për gjetjen e rrugëve që do çojnë në zgjidhjen e këtyre çështjeve që kemi me Greqinë. Ura dakord për bisedime në mënyrë të thelluar lidhur me çështjet dypalëshe që kemi me Greqinë.

Gjatë procesit të nisur mund tu them me siguri dhe në bazë të arkivit që ka ministria e Jashtme, është procesi më dinamik i diskutimeve dypalëshe qoftë në terma kohorë dhe në termat e bisedimeve.

Për ta kuptuar në terma konkrete çfarë janë 12 milje që po përflitet?
Një nga çështjet që ne jemi në diskutim me palën greke është edhe çështja e delimitimit të hapësirave detare.

Ka një proces të nisur në vitin 2009, i cili është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese për arsye të cilat dihen dhe kemi pasur një dinamik të re në raportet dypalëshe Shqipëri-Greqi, kemi pasur një marrëveshje të vitit 2010 që Greqia e quante të vlefshme por në kushtet që pala shqiptare ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese i cili është një perimetër sigurie nga i cili nuk mund të kaloj askush, kemi gjetur një mirëkuptim për të shkuar drejtë katër marrëveshjeve ose merr në konsideratë katër elementë, Gjykatën Kushtetuese, Konventën e Montegobeit, praktikën gjyqësore ndërkombëtare dhe legjislacionin e të dy vendeve në fushën e kufijve detar.

Diskutimi për 12 miljet detare një diskutim teknik por palët ende nuk kanë arritur në këtë diskutim sepse parimisht është rënë dakord midis dy ministrive të Jashtme për të shkuar drejtë një marrëveshje por ende nuk janë ulur ekipet negociatore me tagrin i cili buron nga kushtetuta me marrjen e tagrit nga presidenti i republikës për të diskutuar më tej teknilatete teknike.

Për respekt të audiencës unë mund ta shpjegoi pjesën e 12 miljeve.

12 miljet janë një e drejtë sovrane e cila buron nga Konventa e Montegobeit por nuk është subjekt i negocimit, pra që do të thotë se në momentin që palët do të ulen për të diskutuar për çështjen e 12 miljeve.

Nuk është në tagrin e Greqisë dhe Shqipërisë që ti caktojnë palëve respektive 6 apo 12 milje ose 3 milje detare nga bregu i tyre. Ky është një tagër që e njeh konventa, negociata nuk zhvillohet mbi këtë të drejtë e cila është një e drejtë që buron nga konventa, nuk është subjekt, nuk është as Shqipëria as Greqia për ti caktuar limitet e tyre detare.

A do të kemi një marrëveshje të re?
Premisat janë që të shkohet drejtë një marrëveshje të re e cila do të adresoj të gjitha problematika që ka pala Shqiptare referuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Ka një dakordësi që në kushtet ku është Shqipëria nuk mund të lëvizi përtej vendimit të Gjykatës Kushtetuese në kushtet që nuk kemi një marrëveshje të kufijve detar.

Pra ka një dakordësi për këtë? Ka ndonjë pretendim?
Jo! Nuk ka ndonjë pretendim por ka një dakordësi midis palëve që Shqipëria nuk do lëvizi përtej kushteve të Gjykatës Kushtetuese, në kushtet që nuk kemi një marrëveshje detare e cila do të vinte si kusht i negociatave të më parëshme që janë rrëzuar, palët kanë rënë dakord për të reflektuar mbi këto katër element që përmenda pak më sipër.

Doja të ndaleshim pak te marrëveshja e varrezave e cila nuk u bë publike, u nisën gërmime dhe u vendosën simbole atje?
Thjesht për tu sqaruar së pari dhe opinionin publik i cili e ka të paqartë. Kjo është një marrëveshje e arritur në vitin 2009 midis Shqipërisë dhe Greqisë, por gjatë këtyre viteve ka qenë e pamundur të arrihej sepse dhe vetë marrëveshja nuk përcaktonte se si do kryheshin gërmimet dhe indetifikimin për të pasur të gjithë elementët për një proces transparent për të mos pasur raste si ajo e “Kosinës”.

Gjatë këtyre viteve është punuar për të pasur një protokoll zbatimi, ku do të merren në konsideratë të gjithë elementët për ta pasur sa më transparentë procesin. Në kushtet sipas konventës së Vjenës lindin detyrime që pala Shqiptare do ti zbatoj në respektim të të rënëve si një e drejtë humanitare.

Siç dihet procesi për varrezat ka qenë shumë delikat, pala shqiptare së bashku me grupin e ekspertëve grek ka marrë të gjitha masat me anë të grup të përbashkët në terren në vend gërmimin e Dragotit të kryej një proces sa më transparent të rregullt dhe ligjor i cili garanton të gjitha të drejtat dhe detyrimet e palëve, në të njëjtën kohë nuk prek densitetet e palës shqiptare.

Dua të siguroj opinionin publik se nuk kemi të bëjmë me një marrëveshje të re nuk kemi të bëjmë me shtim varrezash.

Varreza të ushtarëve grek do ngelen dy, ajo e Këlcyrës afër Përmetit dhe tjetra në Bularat të Gjirokastrës por pikat e gërmimit janë disa, po ashtu i ka parashikuar marrëveshja e vitit 2009, do ketë disa lokacione vetëm për gërmime në jug të vendit. Pasi ti nënshtrohen procesit të indetifikimit do varrosen vetëm në këto dy vendet e lartpërmendura. Dragoti nuk do jetë një vend për varrezë të re por është një pik ku ka të rënë të luftës Italo-Greke, eshtrat e gjetura do ti nënshtrohen procesit të indetifikimit më pas do varrosen në njërën nga këto dy varreza.

Ka një lloj paqartësie lidhur me vendin ku po gjenden eshtra kemi dëgjuar se do vendosen simbole. A është e vërtetë?
Jo! Nuk është aspak e vërtetë! Marrëveshja parashikon si simbolik vetëm datën 28 tetor e cila korrespondon me fillimin e luftës Italo-Greke, është e vetmja ceremoni e përcaktuar në marrëveshje dhe nuk do ketë asnjë tjetër.


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com