Kryenegociatorja Edita Tahri nuk do të udhëheq më delegacionin e Kosovës në bisedimet më Serbinë.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi është duke i konsultuar emrat e disa zyrtarëve qeveritar të cilët pritet të ngarkohen më këtë post.
Kështu bënë të ditur gazeta “Koha Ditore” duke shpjeguar se kryeministri Thaçi po i mendon tre emra të stafit të tij, si përfaqësues të mundshëm të Kosovës në dialogun për veriun, që pritet të nisë në shtator.
Këshilltari i kryeministrit Bekim Çollaku, ministrja e Integrimeve, Vlora Çitaku ose ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, janë tre emrat e përfolur si udhëheqës të dialogut të ri me qytetarët serbë në veri të Kosovës, ku pritet që pas një kohe palë të jetë edhe Beogradi.
Më parë është konsideruar edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi si një nga njerëzit që mund ta udhëheqë këtë dialog, ka bërë të ditur për gazetën një zyrtar i lartë qeveritar,
Ndërkohe, dialogu nuk po zhvillohet për shkak se Serbia nuk ka formuar ende një qeveri kredibile, si dhe dështimi i fusnotës i ka dhënë një goditje përfundimtare ndalimit të dialogut.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com