Ministri gjerman për Ekonominë dhe Energjetikën Peter Altmaier shprehet i zhgënjyer me vendimin për shtyrjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Po, unë jam i zhgënjyer nga rezultati i samitit të BE-së. Ishte në interesin tonë që të lidhim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE dhe të njohim përpjekjet e tyre të mëdha për demokraci dhe stabilitet. Bisedimet e pranimit duhet të fillojnë së shpejti” deklaron ai.
Këshilli Europian vendosi të Premten të mos hapte negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e shtyrë vendimin, por Berlini, një nga lobuesit e fortë për të dy vendet e Ballkanit kërkon nga Tirana dhe Shkupi që të vijojnë reformat, pasi rruga për në BE mbetet e hapur.
Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU (partia e Angela Merkelit) Johann Wadephul u shpreh dje se Franca nuk do të jetë në gjendje që të bllokojë për herë të dytë hapjen e negociatave nëse reformat do të realizohen sikur janë kërkuar.
Këta kodoshë e kanë biseduar qe te ndodhi keshtu.. Dikush do thoshte jo dhe dikush po. Vetëm në kete menyre mund të shtyheshin të pashtyrat që ne si budallenj të mendojmë se ata që thane po, dmth shumica, të mos kuptojmë asgjë se ç bëhet ose të memdojmë që ja të tjerët deshën ndërsa Franca jo, ashtu siç dhe u paraqitit situata. Në fakt kanë dashur ta shtyjnë edhe një herë duke kurdisur një tjetër lojë. Europa për të kurdisur lodra eshte nëna e kurdisjeve. Europa ishte ajo që copëtoi shqiptarët!
Përgjigju