Holanda, një nga vendet më euroskeptike për zgjerimin e Bashkimit Europian, ka uruar Shqipërinë pas vendimit të BE-së për hapjen e negociatave në 2019.

Në një reagim në Facebook, ambasada holandeze në Tiranë ka përcjellë qëndrimin e qeverisë ku inkurajohet Shqipëria për të vijuar rrugën e progresit dhe Reformave. Qeveria holandeze thekson se përpjekjet e Shqipërisë janë njohur nga Evropa, dhe se ky vendim është një hap gjigant në rrugën e anëtarësimit në BE-së.

Reagimi i plotë:

Deshirojmë të përgëzojmë Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian. Tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në Qershor 2019. Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Hollanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërine në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon.

Ambasada holandeze në Tiranë

(Reagimi i ambasadës holandeze)