Negociatat dhe llogaridhënia/ Rama në Korçë: Shtet-bërje evropiane, s'fshihemi nga të vërtetat

Negociatat dhe llogaridhënia/ Rama në Korçë: Shtet-bërje evropiane, s'fshihemi nga të vërtetat

Kryeministri Edi Rama në Korçë

Kryeministri Edi Rama, në dëgjesën publike të zhvilluar paraditen e sotme në Korçë, ka thënë se procesi i hapjes së negociatave ka filluar. Rama tha se Shqipëria ka 12 muaj kohë për të ndërtuar strukturat e kërkuara nga BE.

Kryeministri tha se Shqipëria ka hyrë në procesin e “shtet-bërjes” europiane.

Kemi 12 muaj kohë për të ngritur strukturat. Ato nuk janë për deri më sot, por në vazhdim. Mali i Zi sot është në proces. I gjithë ky proces është ndërtimi i shtetit brenda shtetit. Shtet-bërje europiane. Ne nuk e duam procesin e integrimit për t’u bërë anëtarë. Ky proces është themelor për të plotësuar shtet-bërjen sepse ka dije kryesore. Do t’i bënim si me datë si pa datë. Ne sot në Shqipëri kemi numrin më të ulët të vrasjeve sipas statistikave. Jemi tek mesatarja për numrin e vrasjeve në vit. Ky vit është edhe më i mirë. Ka edhe shumë gjëra të tjera për të bërë. E filluam me 0.ca rritjen ekonomike sot i ka kaluar 4%. Është e pakuptueshme për mua të gjithë atë lukuni komentatorësh nëpër studio: Populli s’ka punë e populli s’ka bukë. Problemi në Shqipëri nuk është buka, por përmirësimi i kushteve për shumë komunitete dhe familje. Ne nuk fshihemi nga të vërtetat. Sot në panairin e punës në Korçë, kishte 720 vende të reja pune. Duan apo s’duan këta me propagandën terrorizuese të fundit të botës. Rrogat janë të ulëta por kështu janë në të gjitha vendet e rajonit, por rrogat s’rriten me dëshirë. Derdimenë që flasin pse s’rrisni rrogat. Po mirë mo, po Gjermania pse s’i bën rrogat nga 10 mijë euro. Ne gjetëm një mal me borxhe.

Efendilerë që shajnë pa dallim, burra e gra. Esadistët e rinj të këtij vendi.

Thonë se do popullin, kush mund të vijë këtu të harxhojë kohë për t’u tallur. Ka një rregull. Gratë të parat.

Edi Rama, Kryeministër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Rama ia premton live qytetares: Do shkojmë bashkë tek zyra e punës, për 1 orë, do e shohësh

Më tej, Rama ka vijuar bashkwbisedimin me qytetarët . Një prej tyre iu ankua Kryeministrit se ka dy djemtë pa punë. Rama i premtoi qytetares se në përfundim të takimit, të dy do shkojnë tek zyrat e punës.

Qytetarja: Zoti kryeministër dua ta nis fjalën time me një fjalë të urtë. Vete gjuha ku dhemb dhëmbi. Mua dhëmbi më vete te papunësia. Kam 2 djemtë pa punë, edhe vetë jam pa punë. Kanë shkuar në zyrat e punës dhe asnjë zgjidhje.

Rama: Për një orë, ti dhe djemtë. Për të dy do mbarojmë tani takimin bashkë dhe do shikosh që e vërteta është ndryshe. Do të të ofrojnë vend pune. Sepse kur dikush do punë, por punë ama, gjithmonë ka një mundësi. Sa të mbaroj takimin, ne bashkë do kemi provën e kësaj që të thashë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 01/07/2018 13:10

    Zoti kryeminister , ne rast se ju shkoni ne zyren e punes dhe gjeni pune per dy djemte qe thote zonja , atehere komplet zyra e punes ne Korce te largohet dhe te vijne personel qe zgjidhin problemet pa ndikimin e kryeministrit dhe pportalit qeveritar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)