Ish-Presidenti Bujar Nishani shprehet se banditizmi dhe korrupsioni janë arsyet se përse vendet e BE hezitojnë që të pranojnë që të hapen negociatat me Shqipërinë. E ndërsa akuzon qeverinë Rama, ai thotë se përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë. Vendimi për negociatat për Shqipërinë do të merret me 28 qershor, ndërsa tre janë vendet skeptike Holanda, Franca dhe Gjermania.
Të dashur miq, vendet kryesore evropiane kanë nisur sinjalet e para se Shqipëria nuk do ketë një datë përfundimtare për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian deri në plotësimin e disa kushteve.
Arsyet ; banditizmi dhe korrupsioni, droga dhe kriminalizimi institucioneve te shtetit, blerja e zgjedhjeve dhe vrasja e shpresës, ikjet masive nga vendi dhe kontrolli i të gjitha pushteteve nga një njeri i vetëm, kufij të shqyer dhe aleanca të dyshimta, varfërimi i popullit dhe grabitjet e pasurive publike nga oligarkët e pushtetit, shqiptarët e zakonshëm që mbyllin bizneset e tyre dhe bosët mafiozë që pastrojnë në kulla paratë e narkotikëve, spitale mizerabēl dhe shkolla në degradim, rrugë që shkatërrohen në vend që të ndërtohen, propagandë hipokritësh si në vitet ‘70, etj., etj.,. Përgjegjësit e kësaj katrahure po na izolojnë përsëri nga bota e qytetëruar, e civilizuar dhe e lirë !!
Bujar Nishani
Kombi shqiptar ka nevoj ti hapet drita jeshile ne drejtim te bashkimit europian,kurse hajdutet e te korruptuarit duan bllokimin,kurse per ish presidentin nishanu eshte nje turp i madh qe nxjerr vnere per kombin e vete.
PërgjigjuKy asht zigthiu debil krejt.
PërgjigjuE pabesueshme ,qe kemi pase president kete person , qe vhell vrer per vendin e tij , vetem ti beje qefin shefit te tij. Je fatkeqesi kombeyare qe vepron ne jwte menyre kundra shtetit qe mender drejtive . Turp qe te lejojne te shprehesh tw tulla fjale
Përgjigju