Negociatat/ Petrit Vasili sulmon ambasadorin e BE: Gjermania thotë kushte Soreca i përkthen elemente

Negociatat/ Petrit Vasili sulmon ambasadorin e BE: Gjermania thotë kushte Soreca i përkthen elemente

Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale ka sulmuar ambasadorin e Bashkimit Europian në vendin tonë Luigi Soreca për sa i përket hapjes së negociatave dhe qëndrimit që ka mbajtur Gjermania ndaj Shqipërisë.

Një ditë më parë Soreca sqaroi se nga rezoluta e Bundestagut gjerman, janë vetëm dy kushte që duhen plotësuar deri në marrjen e vendimit për hapjen ose jo të negociatave, të ditura edhe më parë: Reforma Zgjedhore, dhe krijimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë. Ndër të tjera ai sqaroi se të vërtetën e 7 kushteve që u quajtën të reja për Shqipërinë. Në fakt ato janë 7 detyra që duhen përmbushur gjatë fazës së negociatave sipas kapitujve të ndryshëm që do të duhet të diskutohen, por që nuk ndikojnë në vendimin për çeljen ose jo të tyre. 

Por Vasili nuk bie në një mendje me ambasadorin Soreca, madje ai e ka sulmuar duke thënë se atë e kanë ngatërruar për draftin e Gjermanisë.

Sipas Vasilit Gjermania vendosi kushte dhe këtë nuk e luan as topi.

Reagimi i Vasilit:

Gjermania thote kushte Soreka i perkthen elemente,kush e ngaterroi??

Kryesuesi i Delegacionit Europian ne Tirane Soreka dje duke folur ne media per Rezoluten e Bundestagut gjerman "cuditerisht u ngaterrua" dhe tha se kushtet e qarta gjermane sipas tij na qenkan elemente.

Kushtet gjermane jane dhe mbeten te tilla dhe kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia ka bere regres te rende e te rrezikshem pas vitit 2017 e kendej dhe kushtet vetem jane shtuar edhe kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia mbeti ne menyre te turpshme pas Maqedonise se Veriut as kete nuk e luan topi.

Qe Shqiperia eshte ne krize te rende politike,qe Shqiperia nga faktor stabiliteti ne rajon eshte shnderruar ne gjeneruese tensioni,qe Shqiperia e Edi Rames ben votime moniste ku rilindja fiton 100% jane fakte qe nuk i luan topi.

Qe disa...nderkombetare kane mbyllur syte perpara zhberjes se shtetit te se drejtes, te zgjedhjeve te lira,te lulezimit te krimit,te trafiqeve dhe te parave te pista jane fakte qe nuk i luan topi.

Te gjitha keto jane kushtet shume te drejta dhe te forta te Bundestagut ne te mire te Shqiperise qe as nuk mund te anashkalohen dhe as mund te quhen "elemente".

Eshte e qarte qe Soreka u ngaterrua qe i quajti kushtet elemente,po perse??

Ja deklarata e Sorekes qe tha:

"Ndërkohë kemi dhe disa elementë të tjerë që i gjejmë në rezolutën e Bundestagut, natyrisht janë elementë që janë " kushte të përgjithshme, që janë elementë që duhen përmbushur pikërisht përpara hapjes së kapitujve të caktuar gjatë negociatave."

Ja dhe percaktimet ne rezoluten e Bundestagut qe flet qarte per kushte si ne mbledhjen e pare hapese ashtu edhe per shtate kushte ne Mbledhjen e Dyte qe duhet te plotesohen dhe vetem atehere negociatat hapen dhe bashke me to edhe kapitujt:

a "Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria".

b) "Mbajtja e konferencës së dytë të anëtarësimit dhe hapja e negociatave përmes kapitujve të parë të ndodhë, kur qeveria Federale të konstatojë plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • petrit bajg vasili: 29/09/2019 12:25

    O petrit bajga po hik mor bur leshi se na je neveritur ngele vetëm duke lef o qen bastard rrugësh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë