Lajme mjaft pozitive ka për tifozët e Interit në horizont. Sot është zhvilluar dita e tretë e negociatave me Chelsea-n dhe sipas ekspertëve të merkatos ka qenë mjaft pozitive.
Palët janë shumë afër marrëveshjes dhe sipas gazetarit Fabrizio Romano Chelsea ka deklaruar hapur se pranon huazimin për 10 milionë euro plus disa bonuse për një sezon. Inter fillimisht ka ofruar 5, por zikaltërit tani e kanë ngritur ofertën dhe mbeten për t’u përcaktuar vetëm bonuset.
Për Interin kjo nuk është vetëm një goditje e bujshme, por edhe shumë ekonomike në të njëjtën kohë, pasi vetëm 11 muaj më parë Chelsea e bleu Lukaku-n për 120 milionë euro.
Përveç Lukaku-t Inter është në negociata edhe me ish-futbollistin e Juventusit Paolo Dybala. Sakaq është përcaktuar dita e vizitave mjekësore për Mkihtaryan, ndërsa Onana hodhi firmën në kontratë pak ditë më parë edhe pse ende nuk është bërë zyrtare.