Negociatat/ Rama ende shpresë se Franca mund të ndryshojë qëndrim: S'është e pamundur të arrihet në kompromis (VIDEO)

TIRANE - Kryeministri Edi Rama thotë se nuk dihet se cfarë vendimi do të merret në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor, por thotë se nuk është krejt e pamundur që Franca të pranojë një kompromis për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për tu integruar në Bashkimin Evropian. Rama tha se qëndrimi i Francës i shprehur hapur edhe nga presidenti Emanuel Macron nuk ka të bëjë me arritjet që ka bërë vendi ynë, por me qëndrimin e Parisit zyrtar për reformimin më parë të Bashkimit Evropian, në një kohë kur blloku po përballet me sfida të shumta, siç është Brexit dhe migracioni.

"Vijon intensivisht debati brenda Bashkimit Europian për një vendim të dakordësuar mbi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tanimë dihet edhe botërisht edhe ajo çka unë e kam ndarë prej kohësh këto ditë, shumica dërrmuese e shteteve anëtare duan çeljen e menjëhershëm të negociatave për anëtarësim me të dyja vendet, edhe me Shqipërinë, edhe me Maqedoninë e Veriut,  pa kushte. Gjermania, e cila sot udhëheq frontin e “PO”-së, ka zgjedhur një pozicion të ndryshëm nga ai i shumicës së vendeve anëtare. Ajo e ka lidhur “PO”-në me disa kushte, të cilat janë të arsyeshme për ne dhe jo të parëndësishme për të afruar Francën dhe dy a tre vendet që deri sot janë në pozicion të pafavorshëm lidhur me pritshmërinë tonë. Franca dhe ato dy a tre vende nuk kanë dalë sidoqoftë ende në një pozicion përfundimtar dhe siç është plotësisht e mundur, të mos lëvizin deri në fund nga pozicioni i tyre, nuk është krejt e pamundur që të pranojnë një vendim kompromisi.

Presidenti i Francës ka një vizion dhe qasje publikisht të shpallur prej ditës së parë të zgjedhjes së tij, për një reformim të thellë të Unionit, përpara sesa të vazhdohet me zgjerimin e Bashkimit Europian. Emanuel Macron nuk është i gatshëm të shtyjë më fort integrimin e europian të Ballkanit Perëndimor, pa shtyrë më parë reformimin e vetë Unionit. Kjo qasje e Francës është konceptualisht e shpërputhur nga qasja tradicionale që karakterizon frontin e “PO”-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Por ka shumë rëndësi të kuptohet se kjo nuk është kurrsesi një qasje kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në vetvete, apo perspektivës së Ballkanit Perëndimor në tërësi.

Asgjë nuk mund të përjashtohet deri në minutën e fundit, sidoqoftë dhe njëkohësisht, askush nuk duhet ta harrojë sesa shumë patate të nxehta janë këto ditë në tryezën e Bashkimit Europian, që nga BRXIT deri tek të rejat e fundit nga fronti i luftës në Siri,  që do të diskutohen pikërisht në të njëjtën ditë, 18 tetor.

Megjithatë fjala e fundit nuk është thënë ende dhe përpjekjet intensive të këtyre ditëve deri në mbledhjen e Këshillit të Unionit, ku do të merret edhe vendimi, synojnë të përputhin qëndrimet e të dyja anëve në pritje të një rezultati të bisedimeve mes Gjermanisë dhe Francës, që janë kyç. E dini të gjithë besoj se në atë Këshill, vendimet merren me konsensus. Mjafton që një vend të thotë “JO” për të rrëzuar “PO”-në e gjithë të tjerëve. Unë nuk e di sot, askush nuk e di në fakt, sesi do të përfundojë kjo odise në datën 18 tetor. Por ja çfarë di me siguri dhe dua të ndaj me ju sot.

E para, përtej tërë spekulimeve, gënjeshtrave dhe broçkullave për konsum të brendshëm politik në Shqipëri, vendimmarrja e 18 tetori s’ka asnjë lidhje me çfarë kemi bërë, apo s’kemi bërë ne, për të merituar ‘PO’-në. Kaq e vërtetë kjo, sa është e vërtetë, sikur sot, në vendin e Shqipërisë dhe Maqedonisë  të ishin dy vende të tjera që janë pjesë e BE-së, situata e tyre do të ishte po njësoj, pa asnjë ndryshim, sepse - dhe këtu vijmë te e dyta, - vendimmarrja ka lidhje thelbësore me çfarë duan, apo nuk duan të bëjnë ata, anëtarët e Unionit mes veti me reformën e BE-së dhe me metodologjinë e negociatave me  vendet kandidate dhe mesa do ta arrijnë mes tyre të dakordësohen mbi faktin se cilado qoftë reforma e BE-së, ajo nuk duhet t’i pengojë Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në tërësi të vazhdojnë reformat e tyre, falë procesit të negociatave.

E treta, ne kemi arritur të bëjmë më shumës sesa thjesht detyrat e shtëpisë, për të cilat Komisioni i ka dhënë Këshillit rekomandimin për çeljen e negociatave pa kushte, sepse me forcën e diplomacisë dhe falë marrëdhënieve të forta të respektit dhe besimit që kemi krijuar në Berlinin zyrtar ia kemi dalë të kapërcejmë pengesën e lartë që u ngrit në Bundestag, edhe si pasojë e planit politik kundër negociatave, që vuri në zbatim opozita jashtëparlamentare nga janari deri në fund të qershorit. Falë komunikimit intensiv dhe të sinqertë, edhe me faktorë të rëndësishëm në CDU/CSU dhe falë mbështetjes së tyre për Shqipërinë, Bundestagu i tha “Po” Shqipërisë dhe sot, Gjermania është avokati ynë i madh në këtë proces shumë të komplikuar.

Për pak ditë do të mësojmë përfundimin e këtij kapitulli të vështirë të historisë dhe të përpjekjes sonë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Por, cilido qoftë ai përfundim, të nesërmen e mbledhjes së Këshillit Europian, dielli do të lindë përsëri dhe dita do të jetë vazhdimi i natyrshëm i kësaj përpjekjeje historike shtetbërjeje europiane drejt Europës dhe Shqipërisë europiane që duam për fëmijë tanë, jo për Brukselin, jo për Berlinin, jo për Parisin, jo për Bashkimin Europian, po për Shqipërinë, shqiptarët dhe gjeneratat e tjera", - tha Rama. 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/10/2019 09:20

    Rruaj mjekren se je bere si babagjyshat e Tegut

    Përgjigju
  • Alex: 15/10/2019 18:33

    Akoma nuk e ke kuptuar se ata jane kunder teje se ke 6 vjet ne qeverine e Rilindjes ... mafia dhe korrupsioni ka pushtuar boten...me ndihmen e qeverise tende.

    Përgjigju
    • Arbëri: 15/10/2019 20:13

      Ik e prdhu o lulush /tradhtarë

  • Berisha: 15/10/2019 18:29

    Hahahaha kush na fut ne ne europe or bablok!!

    Përgjigju
  • Niku: 15/10/2019 17:51

    Krimi i organizuar dhe pse jo edhe brenda ne parlament na i mbyll te gjitha shtigjet.Me te drejte na e heqin te drejten.Vrasje nga me te ndryshmet megjithese asnje politikan nuk po e provon ne familjet e tyre.Kjo tregon se keta vete jane drejtuesit(peshqit e medhej).

    Përgjigju
  • sapa: 15/10/2019 17:37

    Hajdute dhe kriminele te Shqiperise qe keni zaptuar politiken shqiptare:beni detyrat qe e perkthyer do te thote :futni ne burg hajdutet shteterore me dhe pa pushtet qe bredhin te lire pa u ndeshkuar dhe atehere skeni nevoje te promovoni as ti lepiheni kujt se vijne vete dhe ju marrin ne Evrope!Dy kunguj nen nje sqetull nuk mbahen.

    Përgjigju
  • Europa: 15/10/2019 16:24

    Z.Kryeminister ju keshilloj si nje qytetar i thjeshte hiqeni mjekren se pari nuk eshte mire te perfaqsoni Shtetin Shqiptar si nje taleban,dhe se dyti nuk ju shkon fare,bashkeshortja juaj e nderuar Znj.Linda Rama duhet me patjeter t'ju keshilloje,jeni perfaqesues me i larte i Qeverise dhe asesi nuk mund te prezantoheni keshtu.

    Përgjigju
    • Kr Ministri: 15/10/2019 17:35

      Si urdhëron zoti EUROPA komunist, mjekra eshte shfaqje e huaj...

  • Ardi: 15/10/2019 14:17

    Nuk ka gje se do te takohemi perseri ne nentor per ndeshjen e futbollit!

    Përgjigju
  • Lui: 15/10/2019 14:00

    Franca me te drejte permend rastin e Bullgarise dhe Rumanise. Por ku ishte zeri i Frances kur i thane “PO” Serbise dhe Malit te Zi. Apo mos valle jane me mire ata se ne?! Serbia Po shqyhet nga trafikimi ilegal i armeve, aq sa BE e ka permendur qe armet kalojne nga Serbia. Mali i Zi, kam qene vete kur nje taksist qe me conte ne Podgorice, me kerkoi nje monedhe dy euro ( se nuk kishte te vogla), per t’ia dhene policit te rrugores qe e ndaloi per shkelje te shpejtesise. Prandaj kot mbajme shprese te Franca ne! Ishte pikerisht Franca bashke me Rusine zeri me i forte kur u nda trojet shqiptare me 1913.

    Përgjigju
    • Lui Paster: 15/10/2019 18:43

      Duhet te shkonte EDrama ta takonte Macronin me altlete te bardha e corpe te kuqe se ndryshe nuk i hapin ata o Lui, dhe taksixhiu ty ti tregoi te gjitha teafiqet ahahahha

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit