Negociatat/ Rama: Nesër fjala e fundit, po s'u hapën kërkojini llogari Macronit, por zgjedhje të parakohshme nuk ka!

Negociatat/ Rama: Nesër fjala e fundit, po s'u hapën kërkojini llogari Macronit, por zgjedhje të parakohshme nuk ka!

Kryeministri Edi Rama

TIRANE-Kryeministri Edi Rama beson deri në minutën e fundit se Shqipërisë mund t'i hapen negociatat. Kreu i qeverisë shqiptare shprehet se dera nuk është mbyllur, pasi debati mes liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel vijon dhe se nesër paradite do të thonë fjalën e fundit. "Gjermania dhe një front i gjerë që mbron idenë se duhen çelur negociatat, dhe nga ana tjetër Franca dhe dy a tre vende që mbrojnë idenë se nuk duhet vazhduar por duhet një qasje e re.

Jemi në kushtet ku as Shqipërisë dhe as Maqedonisë së Veriut dhe as gjë nga ato që kemi bërë apo duhet të bëjmë akoma, nuk kanë asnjë lidhje me atë që po debatohet në tryezën e Këshillit Evropian. Fjala e fundit akoma nuk është thënë do të thuhet nesër paradite. Diskutimi vijon edhe pse qëndrimi i Presidentit francez lë pak dritë, por nuk do të thotë se mbyll derën njëherë e mirë". Por a ka realisht shpresa për nesër? "Përderisa debati në Këshillin e Europës tani që flasim, zhvillohet për këtë cështje do të thotë se nuk ka një përfundim akoma. Gjithçka që kemi bërë edhe pasnesër lidhet me atë që duam për vendin tonë" tha ai për Open.

Presidenti francez Emanuel Macron u shpreh dje se është kundër negociatave aktualisht së pari pasi për momentin, sipas tij nevojitet një reformim i brendshëm i unionit, pastaj të flitet për zgjerimin, ndërsa më pas e vendosi theksin te azilkërkuesit duke thënë se e kishte të vështirë t’u shpjegonte francezëve hapjen e negociatave për Shqipërinë, kur ky shtet është i dyti në Francë për numrin e azilantëve. Por kryeministri Rama rrëfen bisedën me Presidentin e Francës lidhur me këtë cështje. "Nuk e di çfarë prisni ju, kur ai i flet elektoratit francez në funksion të asaj që lidhet me ata. Nuk ka lidhje fare dhe këtë ia kam thënë, liberalizimi i vizave me negociatat.

Ky është një qëndrim që nuk ka lidhje fare me cështjen e liberalizimit të vizave dhe negociatat. Cështja e azilantëve që stërzmadhohet në Francë ka të bëjë me regjimin e trajtimit e atyre që kërkojnë azil. Shqiptarët kërkojnë azil politik për arsye ekonomike. Këtë problem e kishte Gjermania, por duke krijuar një regjim trajtimi shumë më të shpejtë ka rënë në minimum. Është e padrejtë që Shqipërisë ti kërkohet të mbyllë kufijtë e vet. E kam bërë unë këtë debat drejtpërdrejtë me presidentin e Francës dhe nuk e di unë, çfarë prisni ju të thotë ai kur i flet elektoratit francez. Unë di këtë, që nuk ka lidhje fare liberalizimi i vizave me negociatat" tha ai.

Por si qëndron e vërteta e tentativës për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia për vendimin, që u rrëzua? "Kancelarja e Gjermanisë nuk ka qenë kurrë për ndarjen, por spektri është shfaqur në Berlin në 6-mujorin e parë, kur këtu u bë nami dhe u fus në mes e gjithë balta që u hodh në Berlin përmes linjës partiake, që ne arritëm ta filtrojmë" tha Rama duke akuzuar opozitën shqiptare. Më pas kryeministri u ndal te dy kushtet e Berlinit, ngritja e gjykatave dhe reforma zgjedhore. "Reforma Zgjedhore dhe plotësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK-ut. Reforma Zgjedhore do të kryhet deri nga Dhjetori sipas rekomandimeve të OSBE-së me apo pa PD-në apo opozitën jashtë parlamentare. Plotësimi i gjykatës Kushtetuese apo SPAK brenda vitit apo deri në fillim të vitit të tjetër, se nuk janë në dorën e qeverisë" tha ai.

E ndërsa kryeministri i Maqedonisë Zaev ka paralajmëruar se nëse nuk hapen negociatat do ta dërgojë vendin në zgjedhje të parakohshme, Edi Rama mohoi që një e tillë të ndodhte në Shqipëri. “Ne jo vetëm që nuk do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, por do të vazhdojmë punën tonë. Në datë 19 dielli do të lind përsëri.  Shqipëria nuk ka pse shkon në zgjedhje të parakohshme se Shqipëria nuk i ka lënë mangët asgjë këtij procesi. Nëse zgjedhjet e parakohshme do të zgjidhnin problemin midis Francës dhe Gjermanisë do ta mendoja seriozisht. Futja në zgjedhje e Nardit dhe Dashit nuk zgjidh konfliktin e Merkelit me Macron. Pse nuk u hapën kur u tha që do të hapen, këtë shkoni dhe kërkojani presidentit të Francës. Nëse Komisioni Evropian do të thoshte se nuk i ka plotësuar qeveria kushtet, atëherë mund të më kërkoni llogari mua” përfundoi ai.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tini: 18/10/2019 12:15

    Nuk kemi pune ti kerkojme llogari Makronit se nuk eshte presudent i Shqiperise por juve ju kerkojme te ikni dhe lejani postin nje socialisti te vertete .Justfikime koti populli nuk durin.Ju Ed Rama jepni pergjigje qe nuk kane llogjike se dhe ju si qeveri duhet te benit me teper per te gjitha kushtet qe dha Gjermania Por mua xonja Merkel eshte treguar me shqiptare se ju per te ndihmuar Shqiperine.Ajo eshte nje mike e vertete

    Përgjigju
  • Pali spirollaqi: 18/10/2019 11:46

    Kafsha ka te drejte duhet Kryeminister femer qe te Mos pickoje ministret nga mbrapa kur bejne gabime

    Përgjigju
  • ...: 18/10/2019 08:36

    Na keni shkatruar jeten

    Përgjigju
  • Alex: 18/10/2019 07:30

    Po ti duhet te terhiqesh svarre nga kryeministria se ndryshe nuk iken.

    Përgjigju
  • Kafsha: 18/10/2019 03:03

    Të bëhet kryeministre Spiropallja

    Përgjigju
    • Ehhh: 18/10/2019 11:38

      Ajo po se mban shume.

  • Niku: 18/10/2019 02:23

    You are not better than peace of shit.And you smell like one.

    Përgjigju
  • Ardi: 17/10/2019 23:06

    Po Normal qe e ka franca se ti rri ben sehir. Ik me kryeminister legen ske byth te marresh pergjegjesi per asnjegje. Vendi duhet te shkoj ne zgjedhje te parakohshme dhe per me dimin ti ti refuzojm te gjith kta si mbetje urbane.

    Përgjigju
  • Taulanti: 17/10/2019 23:03

    Mir te na e bejn ne kur votojm kto legena kto ordinera. Turp te na vij populli duhet te reagoj sepse do shkojm simos me keq.

    Përgjigju
  • Ariu Tropojës: 17/10/2019 23:00

    Zgjedhje të parakohshme le të bëjë Franca me MAKRON ne jemi në rregull për veten tonë.

    Përgjigju
  • Ggg: 17/10/2019 22:57

    U mor vesh qe sot ska nevoje per neser... pergjigjia eshte : “JO” Kryeminister legen....

    Përgjigju
  • One: 17/10/2019 22:43

    Nuk ka faj fare ky qe flet me kaq lehtesi nderkohe qe tregohemi me gisht nga Evropa. I lumte se qeveris nje pooull injorant dhe primitiv. Leshon brockulla pafund dhe njerezit gajasen se ju duken barcaleta, vjedh pa skrupull dhe njerezve ju duket me i mire se ata te paret, qeveris me kriminela dhe thote nuk i njihja etj etj

    Përgjigju
  • durrsi: 17/10/2019 22:19

    o i gjato po pate byth, mir qe ke lon dhe mjeker si Ismail Qemali, ndrysho politiken bo shqiperin e madhe Albinin gati e ke. po leni shpresat tek perverset se shkove na i dhe 200 mij€ palaco, ose ik dhe ti me Salen Lirin Monen dhe Lulin

    Përgjigju
  • Tironci: 17/10/2019 22:13

    PO NUK U HAPEN NEGOCIATAT RAMA DO JAPE DORHEQJE AI ESHTE VERTETE BURE SHTETI ESHTE NE PRESTIGJIN E TIJ TE JAPE DORHEQJE PRITET PER KRYEMINISTER ERION VELIJA

    Përgjigju
    • Faja: 18/10/2019 00:11

      Fiks, Lali Eri eshte i lindur per KM por si zv/km duhet te jete Griselda se Roshi iku per fiq

  • Ggg: 17/10/2019 22:00

    Kryeminister legen........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave